Me kapele si të Ramës por me numrin 1 Sali berisha u shfaq për herë të parë në takimin elektoral të Kamzës.

Kreu i PD i ktheu përgjigje kryesocialistit që i quajti burrat cyrykë në Dibër. Duke i kujtuar Kanunin, Berisha thotë se Rama nuk do ta kishte kaluar Qafën e Buallit pa u tredhur.

“Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot. Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt.Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën.

Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.

Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.

Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më.

Kaq mund t’i themi. Ndaj dhe miq të dashur, t’i bëjmë këto ditë, ditët e misionit.

U garantoj se me 11 Maj të gjithë njisha, firmosim të gjithë Kamzën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”,-tha Berisha.