Connect with us

Press24.info

‘Me një takim, magjia nuk funksionon’/ Studentja denoncon te Piranjat, fallxhoren në Prishtinë

Kosovë

‘Me një takim, magjia nuk funksionon’/ Studentja denoncon te Piranjat, fallxhoren në Prishtinë

‘Me një takim, magjia nuk funksionon’/ Studentja denoncon te Piranjat, fallxhoren në Prishtinë

Falli, sehiret, rukjet…. Janë disa nga termat e përditshme të një pjese të shqiptarëve të cilët kërkojnë t’i zgjidhin hallet dhe problemet përmes këtyre metodave. Dhe kuptohet, për këtë paguajnë, tek personat që pretendojnë se janë të aftë ta kthejnë në mbarësi jetën e tyre. Por ka raste që dikush e kupton shpejt që asnjë fuqi “magjike” nuk mund të ndryshojë të ardhmen… Si në rastin e kësaj studenteje e cila shpejt ka kuptuar që ajo dhe shoqet e saj kishin rënë pre e një mashtrimi. Vajza po na tregon për një fallxhore në Prishtinë, pjesë e komunitetit boshnjak, e cila ka një metodë tepër interesante… Pasulin… ose siç i thonë në Tiranë groshë. Dhe me këtë metodë, e kanë pësuar keq disa bashkëmoshatare, mes tyre edhe shoqja më e ngushtë e denoncueses tonë. Strategjia e mashtrimit të kësaj zonje, me emrin e shenjtë Medina, shkon përtej një seance. Ajo i bind vajzat që të shkojnë sërish sepse me një takim të vetëm duket se magjia nuk funksionon.

Kjo vajzë po e akuzon zonjën që heq magjitë, por për të tjerë ajo është një bamirëse e vërtetë, që me sa duket ka në plan të pastrojë gjithë Prishtinën nga syri i keq. Prandaj meqë edhe unë jam banore e Prishtinës, më mirë të shkoj vetë…

Pasi bamirësja ka mbaruar punë me porositë, na jep menunë e shërbimeve që ofron…. Mos e ka fjalën 40 ditë e jo 40 vjet, por kështu është kur ngatërron fenë dhe Kuranin me hedhjen e fallit. Sidoqoftë, meqë me pasul shihet më thellë, dhe ne po zgjedhim këtë metodë kaq interesante. Pesë hapa përpara, dhjetë hapa mbrapa… Rëndësi ka të nisesh, se për të mbërritur as që bëhet fjalë. Sidoqoftë presim akoma. Ndoshta në fund do arrijmë rezultatet e pritura, sepse tani vjen momenti që Medina të na tregojë për atë. Ok, skaneri i partnerit të vajzës hallexhie. Që në këtë rast jam unë.

 

 

Është kompletuar. Tani na mbetet vetëm që të gjejmë rrugën e duhur për ta zhbllokuar. Por ka edhe një problem, Zeshkani…..

Tani jam bërë vërtetë konfuze… Nga njëra anë bjondi, nga ana tjetër zeshkani…. Vërtetë dilemë ekzistenciale. Rëndësi ka që të mos dal pa burrë nga shtëpia e Medinës. Në fakt Medinës i drejtohemi se nuk i besojmë policisë. Kush më mirë se ajo në të gjithë Prishtinën na zgjidh punë? Sidomos pas garancive që na jep në fund. Seanca ishte vërtetë e dobishme. 1 milion % garanci se do kthehet djali. Vetëm rrugë e drejtë nuk mund të quhejt ky sharlatanizëm me qëllim zhvatjen e njerëve të dëshpëruar, të cilët kanë kërkuar ndihmën tonë. Bamirësja e Prishtinës u mbyll brenda në shtëpi, pa na dhënë asnjë përgjigje për dhuntinë e saj që gjoja zgjidh hallet e njerëzve. Ajo që na mbetet është vetëm t’i bëjmë thirrje atyre personave që duan t’i drejtohen për ndihmë asaj dhe të tjerëve si ajo. Mos u mashtroni. Janë thjeshtë zhvatës që pasurohen në kurrizin tuaj.

 

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top