Do përgjysmojmë ujin e pijshëm. Ky ishte një nga premtimet që Sali Berisha u bëri sot qytetarëve të Krujës duke i parë drejt e në sy.

Rrjetit nuk mund t’i shpëtonte një perlë e tillë, që nuk ishte e vetmja.

Kreu i Partisë Demokratike, i rraskapitur nga angazhimi intensiv në fushatë, por më tepër ndoshta për shkak të moshës, në rastin “më të mirë” ngatërrohej dhe kuptonte me vonesë ankesat e qytetarëve, por shpesh thoshte çudira.

https://www.youtube.com/watch?v=bbGjypwG-RQ

 

Sidoqoftë, qytetarët e Krujës, u treguan mirëkuptues me një 80-vjeçar, dhe i uronin shëndet e të kujdesej më shumë për veten, duke e sinjalizuar se nuk është më për këtë punë.