Berisha pozon me maturantët: Jemi të gjithë njisha/ Shitësja i dhuron bufin, kreu i PD: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën
Kryedemokrati Sali Berisha po përqafohet shumë si politikan nga të rinjtë, të cilët po tregojnë një pëlqim të jashtëzakonshëm për liderin demokrat.
Kjo u pa edhe në takimin që Berisha pati në Tregun Artizanal në Krujë, ku shumë të rinj, kryesisht maturantë nxitonin të bënin foto me udhëheqësin e opozitës, duke e ndaluar herë pas herë për një foto me të.
‘Jemi të gjithë njisha’, shprehet një nga maturantët teksa fotografohet me liderin demokrat.
LEXO EDHE
VIDEO/ Berisha flet për ‘tavanin’, reagimi epik i tregtarit krutan: Ça tavani…?!
Një suprizë Berisha pati edhe nga një shitëse në tregun artizanal, e cila në pamundësi për ta takuar personalisht i kishte rezervuar kryedemokratit një dhuratë të veçantë, bufin.
‘Një simbol të mençurisë’, e konsideroi udhëheqësi demokrat, që sipas tij e çmend Ramën.
Bashkëbisedimi:
Doktor, suksese, një nga shitëset nuk arriti dot të takojë, por ta ka bërë dhuratë…
Aaaa, simboli i mençurisë. E çmendi Edi Ramën. E çmendi! Shumë faleminderit.
Tani e kam me këta njishat. Se jemi të gjithë njisha. Tani, jemi të gjithë njisha. Njisha të gjithë… Bravo, bravo.
© SYRI.net
