Falkoneria: një zanat i harruar i shqiptarëve
Falkoneria është një art i lashtë i gjuetisë me zogj grabitqarë të stërvitur, siç janë falkonjt, skifterët dhe shqiponjat. Kjo praktikë ka mijëra vjet histori dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kulturave në mbarë botën por në veçanti ndër shqiptarët.
Pazari i Shkodrës ka qenë ndër më të famshmit dhe një nga rrugicat e tij mbante emrin “Sokaku i Doanxhijve”.
Historia tregon se origjina e falkonerisë daton që nga shek. 7 p.e.s. Aristoteli përmend përdorimin e skifterëve në gjueti në Traki, në shek. 4 p.e.s.
Në kulturën arabe, falkoneria ka pasur një rol të rëndësishëm për mbi 9,000 vjet, dhe falkoi “sakr” është bërë simbol kombëtar në disa vende. Në vitin 2010, UNESCO e njohu falkonerinë si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Në përshkrimin e ushtarëve shqiptarë pjesëmarrës në fushatat e Perandorisë Osmane, shqiptarët i përshkruajnë si të veshur çuditshëm me armë të praruara në ar dhe argjend si dhe të shoqëruar nga falkonj tepër të mëdhenj.
Gjatë fushatave shqiptarët falkonjtë i përdornin për dy qëllime, e para: ushqeheshin me gjuetinë e tyre gjatë udhëtimeve dhe e dyfa: falkonjt sulmonin kaorësinë e ushtrisë armike, stërviteshin për të goditur kuajt në sy dhe për ti trembur ato.
Unë mendoj se edhe emrin shqiptarë e kemi marrë nga ky profesion i vjetër.
