Connect with us

Press24.info

Izraeli mbyll xhaminë e Pejgamberit Ibrahim në Khalil për muslimanët

Bota

Izraeli mbyll xhaminë e Pejgamberit Ibrahim në Khalil për muslimanët

Izraeli mbyll xhaminë e Pejgamberit Ibrahim në Khalil për muslimanët

Izraeli i ndaloi muslimanët të hyjnë në xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e pushtuar të Al-Khalilit (Hebron) në Bregun Perëndimor për dy ditë, duke përdorur si justifikim festën e Pashkëve hebreje, raporton Anadolu.

Ekrem et-Temimi, i cili është përgjegjës për xhamitë në Drejtorinë e Fondacioneve në Khalil, tha për Anadolu se autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë profetit Ibrahim për sot dhe nesër për shkak të festës së Pashkëve.

 

“Autoritetet izraelite hapën të gjitha pjesët e xhamisë për izraelitët që po uzurpojnë tokat palestineze”, tha Tamimi.

Ai theksoi se mbyllja e vendosur nga Izraeli përfshin edhe zonën përreth xhamisë dhe se palestinezët nuk lejohen të hyjnë dhe të dalin përmes postblloqeve ushtarake nën masa të rrepta.

Festa e Pashkëve hebreje, e cila filloi më 12 prill, do të vazhdojë për një javë.

MARKETING

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top