Connect with us

Press24.info

Kreshnik Bekteshi publikoi sms-in që ia nisi shefit të SPB Ohër – Padinë ndaj tij e cilëson si përndjekje politike

Maqedoni

Kreshnik Bekteshi publikoi sms-in që ia nisi shefit të SPB Ohër – Padinë ndaj tij e cilëson si përndjekje politike

Kreshnik Bekteshi publikoi sms-in që ia nisi shefit të SPB Ohër – Padinë ndaj tij e cilëson si përndjekje politike

SPB-Ohër ka ngritur padi penale ndaj ish-ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për veprën, siç thuhet, “pengimi të drejtësisë”, e kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Në buletinin e ministrisë thuhet se ish-ministri ka kërcënuar apo penguar punën e policisë lokale në marrjen e masave.

“Më datë 07.05.2024, parashtruesi i kërkesës i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular Shefit të Policisë në SPB- Ohër në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimet hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thotë SBP – Ohër

Pas kësaj ka reaguar vet ish-ministri Kreshnik Bekteshi në faqen e tij në facebook duke publikuar mesazhin që i ka dërguar shefit të policisë në Ohër. Ai thotë se kjo është përndjekje politike.

“Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Evropian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Evropian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër. Duke pasur parasysh që detyra e shefit të sektorit është të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, më poshtë është mesazhi që unë i dërgova si një person që ka përgjegjësi edhe për procesin zgjedhor. Por ky nuk është qëllimi i tyre, qëllimi i tyre është hakmarrja për debaklin që u dhanë qytetarët më 8 maj!”, tha Kreshnik Bekteshi.

Ndërsa në porosinë që ka publikuar Beketeshi dërguar shefit të policisë thuhet:

“Ju lumtë! Jeni të fortë. Duhet të keni trup që të merreni me njerëz të rijnë!”

Reaguan edhe nga BDI nga ku thonë se  këto veprime janë përpjekje nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI në si organizatë politike. 

 Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj”, thotë BDI. 

Kjo padi për Bekteshin vjen tre muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, ndërsa për këtë akuzë ligji parasheh dënim minimal 1 vit burg,  ndërsa maksimumi është në varësi të peshës së krimit dhe pasojave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top