Connect with us

Press24.info

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?

Shqipëri

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?

Me duartrokitje dhe brohoritje, dhe me tingujt e këngës së fushatës elektorale të PS, u prit kryesocialisti Edi Rama në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano.

Menjëherë pasi u ngjit në podium, Rama u surprizua nga ish mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi, i cili i dhuroi një fanellë me numrin 5. Legjenda e Juventus i tha se e di mirë se është një tifoz i kësaj skuadre dhe se do t’i sjellë fat për zgjedhje.

https://www.youtube.com/watch?v=qGL2Rh8HR_k
Preç Zogaj: Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

kryesocialisti e nisi fjalën e tij duke thënë se për herë të parë është në dorën tonë fati evropian i Shqipërisë, një shans që iu është dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, pa dallim partiak, të ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe të ulin vendin si një “zonjë” në tryezën e Bashkimit Evropian.

“Një votë për të bërë histori dhe për të ndryshuar kajen e historisë dhe për të shënuar veten në histori secili dhe secila që do ta investojnë votën për atë që ne së bashku duam të arrijmë”, u shpreh Rama.

11 Maji, tha Rama, do të jetë fundi i historisë së vendit jashtë Evropës, dhe këtë shans nuk duhet ta humbasim as ‘për mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe as për hallin personal të bufit të kënetës, që fshihet nën mustaqet e tij.’ Duke u ndalur te drejtësia, kryesocialisti tha se do të garantojnë drejtësinë duke u futur në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të mbetet e pavarur pa i ndërhyrë askush.

“Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun”, shtoi Rama.

Demokratëve iu kërkoi të lënë mënjanë ngjyrat dhe të fokusohen tek të mirat që do t’ju japë hyrja në BE. Rikujtoi dhe një herë Primaret brenda PD dhe faktin se ata që rezultuan më të votuarit nga baza demokrate, nuk u futën në lista të sigurta.

‘Dua t’u them të gjithë demokratëve, nuk ju mjafton ajo që ndodhi me primaret, ku bufi ju tha të gjithëve, ‘vota juaj është ligj për mue’ dhe kush doli i pari në primare përfundojë në barkun e bufit, u zhduk i kullufiti të gjithë. A thua se ju tha dilni t’ju shoh njëherë, kush ka shumë vota që ta ha.  Çfarë doni më te këneta?”, tha Rama.

Ky ishte takimi i dytë në Milano i kryesocialistit në kuadër të turit të diasporës.Dy javë më parë, ai zhvilloi dy takime me emigrantët në Greqi, fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë. Më herët, në kuadër të këtij turi, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Selanik dhe Athinë, Düsseldorf të Gjermanisë, në Nju Jork të SHBA, si dhe në Londër të Anglisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top