Connect with us

Press24.info

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua

Shqipëri

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua

TIRANË– Takimin e parë për nisjen e fushatës elektorale të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama zgjodhi që ta zhvillojë me gratë dhe vajzat nga 12 qarqet e Shqipërisë, si një mesazh për mbështetjen që kjo forcë politike jep ndaj tyre. Nënat dhe bijat shqiptare, Rama tha se janë të vetmet që garantojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria është grua, Evropa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën më shumë krenar për PS sesa fakti që kjo forcë politike mbështetet fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë”, tha Rama.

 

LEXO EDHE

Berisha-Ramës: Mos guxo të prekësh votën! Me datën 12 do mblidhemi në këtë shesh për të festuar për Shqipërinë Madhështore

 

Më 12 maj, Rama nuk ka asnjë dyshim që PS do të marrë fitoren më të thellë, ndërsa për kundërshtarët politikë të cilët i quan një tufë delirantësh, thotë se do zhgënjehen me rezultatin më të keq se nga 1997. Ironizoi edhe këshillarin amerikan të Berishës, Chris LaCivita, ‘magjia’ e të cilit tha se do u kthehet së prapthi dhe do ulërasin se zgjedhjet u vodhën.

“Erdhi sherifi dhe latifi. Bufi e di më mirë se unë, ju e të gjithë që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga disfata dhe disfatën më 11 maj do ta ketë më të madhen që nga 1997. Magjia do t’i  ndodhë por për së prapthi dhe pastaj hajde e dëgjoi se na kanë bërë magji, na i morën se i kishim në kuti.”, u shpreh Rama.

Si një piktor, kreu i PS shprehet se Shqipëria më 12 maj do të zgjohet ngjyrë rozë dhe se harta elektorale do mbulohet me flamurin e PS.

“Ai flamur që ju keni qëndisur zonë me zonë, njësi më njësi, do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Në mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe ngjyra e PS”, tha Rama.

Sali Berishën nuk e kurseu duke i kujtuar vrasjet e 21 janarit, ndërsa tha se sot akuzojnë PS për lidhjet me krimin, por në fakt kjo është forca politike që luftoi korrupsionin.

“I them atyre që ju bien fyellit prej shumë vitesh në të njëjtën vrimë, se kjo parti ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme dhe këtë e thonë njerëz që kanë vrarë në bulevard me pushkët e shteti apo ata që mllefin e kanë si motiv për tu zgjuar në mëngjes. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsion si kemi bërë ne dhe e dyta ata le të vazhdojnë që ti bien atij fyelli”, theksoi Rama.

Rama u kërkoi votën grave shqiptare jo vetëm për t’u dhënë në duar fëmijëve pasaportën europiane, por siç thotë ai edhe për të garantuar paprekshmërinë e reformës në drejtësi.

“Si mund t’i lini ju nënat e këtij vendi, fëmijët, në mëshirën e kujt do vijë në qeveri, jo e shkriva SPAK, jo e pranova drejtësinë e pavarur jo se pranova. Ne morën vendim historik, dorëzuam shpatën e ndëshkimit që rrinte tek zyra e kryeministrit që nga 1912. Ne dorëzim shpëton por që ta garantojmë që ajo nuk kthehet më kurrë në duart e pushtetit politik duhet të futemi urgjentisht në BE”, tha Rama.

I porositi gratë që ditën e votimit të marrin këdo për të shkuar të votojnë PS, me një premtim konkret: “Mbajeni mend sot këtë fjalë, dhe në 2030 do të shikojmë se si do të vijnë të mbështesin kryeministren grua…”

Kryesocialisti komentoi raportet e demokratëve me amerikanët.

“Llampa që fiket, nuk është se ai vërtet e mendon këtë. Keni dëgjyuar që thonë se nuk është prioritet hyrja në BE, por Shqipëria madhështore. Por kur thonë se do shkrijmë SPAK më 12 Maj? Por kur flasin për Amerikën dhe presidentin sikur e kanë komshi që hyjnë e dalin për salcë kosi? Edhe për të krijuar idenë se vërtetë hyjnë e dalin për salcë kosi në Shtëpinë e Bardhë, sa  në kënetë sa në Shtëpinë e Bardhë, kanë paguar me puplat e kokës dhe të trupit të bufit, një këshilltar që e quajnë magjistari dhe përpiqen të trullosin kë të munden”, tha Rama.

Në fund të fjalimit 90 minutësh, i dërgoi këtë mesazh kundërshtarit: “Gratë dhe vajzat do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun”.

Partia Socialiste deklaron se ka 38.500  anëtare gra e vajza. 38%  e kandidatëve në listën e sigurt janë zonja, ndërsa në garën e hapur, gratë dhe vajzat zënë 56% të listës së hapur gra e vajza.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top