Themeluesi i Rezistencës Palestineze
Rezistenca palestineze është themeluar shumë herët dhe nuk fillon me Hamasin, prandaj mos bini pre e propagandës sioniste.
Izzeddin el-Kassam (1882–1935).
Ai ishte një dijetar dhe udhëheqës fetar dhe patriotik me origjinë nga Siria. Ai u arsimua në El-Ez’her dhe u ndikua nga mendimtarë reformatorë të kohës. Pasi u kthye në vendlindje, predikoi për ringjalljen islame dhe organizoi ndihmë për Osmanlinjtë gjatë luftës.
Pas Luftës së Parë Botërore, kur Franca pushtoi Sirinë, ai mori pjesë në rezistencën kundër pushtimit francez. I kërkuar nga autoritetet franceze, u arratis në Palestinë, ku u vendos në Haifa. Aty u angazhua kundër kolonizimit hebraik dhe mbrojti tokat palestineze. Duke parë që mjetet paqësore nuk ishin efektive, ai filloi luftën guerile kundër britanikëve dhe emigrantëve sionistë.
Në vitin 1935, el-Kassam u vra nga forcat britanike. Ai u bë një figurë simbolike e rezistencës palestineze, dhe sot emrin e tij mbahet nga krahu ushtarak i Hamasit – Brigadat Izzeddin el-Kassam – si dhe nga raketat “Kassam”.
Në thelb, ai është një figurë e rëndësishme e rezistencës islame dhe anti-koloniale në botën arabe, veçanërisht në Palestinë.
Allahu e mëshiroftë.
