Connect with us

Press24.info

Kreshnik Bekteshi: Asgjë përveç Zotit nuk mund të më ndaloj

Maqedoni

Kreshnik Bekteshi: Asgjë përveç Zotit nuk mund të më ndaloj

Kreshnik Bekteshi: Asgjë përveç Zotit nuk mund të më ndaloj

Si Kreshnik Bekteshi, çdo herë do të kujdesem për qytetarët të cilët janë në tentim të përhershëm të majorizimit dhe frikësimit, siç janë bashkatdhetarët e mi në Ohër, Resnjë, Krushevë, Dollnen… Kështu shkruan në reagimin e tij ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ditë më parë është paditur nën pretekstin se ka ndërhyrë në punën e policisë së Ohrit një ditë para zgjedhjeve.

Brekteshi shkruan se “më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër”.

Reagimi i plotë i ish-ministrit Kreshnik Bekteshi

Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë!

Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër.

Duke pasur parasysh që detyra e shefit të sektorit është të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, më poshtë është mesazhi që unë i dërgova si një person që ka përgjegjësi edhe për procesin zgjedhor.

Por ky nuk është qëllimi i tyre, (gjykoni vetë nga porosia më poshtë) qëllimi i tyre është hakmarrja për debaklin që u dhanë qytetarët më 8 maj!

Si Kreshnik Bekteshi, çdo herë do të kujdesem për qytetarët të cilët janë në tentim të përhershëm të majorizimit dhe frikësimit, siç janë bashkatdhetarët e mi në Ohër, Resnjë, Krushevë, Dollnen etj.

Dhe në këtë, asgjë përveç Zotit nuk mund të më ndaloj.

Zgjedhjet e ardhshme do tu ndodh populli!
(sidomos këtyre bashkëpuntorëve të Sinishës, që vasalitetin e kan shëndërru në tradhëti të kombit të vet)

Ju dua të gjithë juve aktivistë, votues; dhe ata që nuk votuan për opsionin tonë dhe e di që ndjehen të tradhtuar nga vasalët

Unë jam këtu, edhe më i fortë për të mbrojtur objektivin tonë kundër majorizimit dhe shantazhit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top