Shaqiri: Padia penale ndaj Kreshnik Bekteshit po na i përkujton epokat e zeza dikur!
Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka reaguar për padinë penale ndaj Kreshnik Bekteshit, duke shkruar se është hakmarrje ndaj rezultatit zgjedhor në zonën zgjedhore 5, informon ditari.mk
Reagimi i plotë i Jeton Shaqirit:
Rezultati zgjedhor në zonën zgjedhore 5 ju dhemb hë?
Padia penale ndaj Kreshnik Bekteshit po na i përkujton epokat e zeza dikur, përndjekjet politike. Por mos haroni se kohërat kanë ndryshuar.
Ju duhet të koncentroheni në punë e jo në hakmarrje. Dështimet e juaja nuk i mbuloni dot kështu.