VIDEO-EKSKLUZIVE/ Taulant Balla në Londër ka më shumë badigardë dhe policë, se sa njerëz në takim
Moderatori Çim Peka ka publikuar një video ekskluzive nga takimi i ministrit Taulant Balla në Londër, ku dallohen se ka më shumë badigardë dhe policë, se sa njerëz në sallë.
Kjo video është bërë nga një qytetar shqiptar protestues, i cili po i filmonte në hyrje të sallës ku po zhvillohet takimi me diasporën, që duket se ka dështuar me sukses.
Peka: Kam një video nga Londra. Është Taulant Balla tani në Londër, kjo është një video para pak minutash. Pretendon të bëjë takim, ka më shumë badigardë dhe polici se sa njerëz njerëz brenda.
Qytetari në Londër: Falangat e Taulant Ballës dhe Edi Ramës lajmërojnë policinë. Nga ana jonë jemi disa protestuesa. Ma shumë janë badigarda se njerëz. Milionat e paguara, milionat e paguara me taksat e popullit. Mos ikni, mos ikni…
© SYRI.net
