Connect with us

Press24.info

‘ERIL B&B’, kompania e ‘fshehtë’ e Kovaçit, qindra mijëra euro tendera nga Bashkia e Durrësit

Shqipëri

‘ERIL B&B’, kompania e ‘fshehtë’ e Kovaçit, qindra mijëra euro tendera nga Bashkia e Durrësit

‘ERIL B&B’, kompania e ‘fshehtë’ e Kovaçit, qindra mijëra euro tendera nga Bashkia e Durrësit

32 milionë euro nga vetëm një kompani. Duket se shifra mbi 30 milionë euro është standard i çdo skeme korruptive të drejtorëve të Belinda Ballukut, që sot janë edhe krahu i saj i djahthë në zgjedhje. Por nga analizimi i të dhënave për secilën kompani, krijohet një zinxhir kompanishë, që gjithashti rezultojnë përfituese, apo janë përdorur për të qarkulluar mes tyre milionat e tenderave. Në vijim do të ndalemi edhe tek disa kompani që gjithashtu rezultojnë të themeluara nga të afërm e të punsuar të Kovaçit e Klosit.

Gjatë investigimit të PLUG në një nga tenderat e shpallur fitues kompania ADRIATIK ka bashkëpunuar me kompaninë ERIL B&B. Kjo kompani  u themelua në vitin 2018 me aksioner shtetasit Ilir Shabani dhe Ergert Deliallisi. Në gusht të vitit 2018 administrator i kësaj kompanie emërohet Tedi Spahi. Në vitin 2021 dhe pse nje kompani e cila fiton tendera publik dhe fitimprurëse, ortaku Ilir Shabani shet aksionet në vlerën 500 euro ortakut tjetër Erger Deliallisi… Këto ishin disa indicie për të cilat PLUG investigoi dhe më tej…

Rezulton se kompania Eril B&B është themeluar nga dy punonjës të kompanisë ADRIATIK shpk. Madje siç në çdo skemë korruptive në të shkuarën, edhe në këtë rast, të dyja kompanitë kanë të njëjtit punonjës, çka nënkupton edhe fiktivitetin e tyre, e të krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve. Nëse do të analizojmë listën e të punësuarve për vitin 2021 për të dyja kompanitë rezulton se:

Ergert Deliallisi punonjës i Adriatik është bashkpronar i ERIL B&B

Ilir Shabani punonjës i Adriatik dhe bashkpronar ERIL B&B

Hazret Mulgeci punonjës i Adriatik njëkohësisht është edhe punonjës ERIL B&B

Elona Dollaku punjës finance i Adriatik gjithashtu mban financat e ERIL B&B

Enli Kaculi punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ruzhdi Shahini punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ilir Merja punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Këta janë vetëm disa nga punonjësit pasi lista është dhe pak më e gjatë, por që faktohet qartë se kjo është një kompani e krijuar nga ADRIATIK shpk. Ky nuk është rasti i parë që kemi bërë publik që kompanitë e familjarëve të pushtetarëve që jo vetëm që fitonin tendera drejtëpërdrejtë por krijonin dhe kompani të tjera për të fshehur gjurmët. ERIL B&B e cila sot ka ndryshuar emër në ERIL CO ka përfituar pagesa na thesari për vitet 2019-2024 në vlerën 820.000 euro. Të gjitha janë pagesa të degës së thesarit Durrës pra janë institucione të qytetit bregdetar si Bashkia Durrës, Hekurudha Durrës, Ndërmarrja Komunale Durrës, Spitali Psiqiatrik Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave etj.

TENDERAT QE KA FITUAR ERIL B&B

BASHKIA DURRES

1.            Blerje Materiale Ndertimi per Sektorin Funeral                  4,592,500.00

2.            Rikonstruksion rruga Shekspiri                                           2,441,900.00

3.            Blerje Materiale Ndertimi                                                    3,279,100.00

4.            Blerje Materiale Ndertimi                                                    2,480,500.00

5.            Rikonstruksion i Rrugës Integrimi                                      5,859,200.00

6.            Rikonstruksion rruga Papa Klementi II                            10,495,350.00

7.            Mirembajtje e banesave sociale                                        1,755,840.00

8.            Rikonstruksion rruga Kastrioti                                           8,945,733.00

9.            Rikonstruksion rruga Syri i detit                                        4,466,180.00

10.          Blerje Materiale Ndertimi                                                       3,279,100

 

TENDERA NGA ENTITETE TE TJERA

1.            Mirembajtja e objekteve ne Spitalin  “Ali Mihali” Vlore                   4,380,000.00

2.            Blerje traversa Druri                                                                          30,038,112

3.            Rikonstruksion i Linjes Milot-Lezhe                                               7,398,713.00

4.            Blerje materiale ndihmese per sektorin e varrezave                             551,090

Më sipër ju shpjeguam se si Olsi Graceni, kunati i ortakut të babait, ishte emërimi i parë i Spartak Kovaçit në Drejtorinë e ujësjellësit. Edhe për Gracenin, skema e përdorur me çdo familjar të kovaçit e Klosit do të rezultonte e suksesshme. Veç punës si drejtues i UKD, Graceni njëkohësisht rezulton edhe biznesmen i suksesshëm. Në maj të vitit 2021 themelohet kompania OLPUMPS ose thënë shqip POMPAT E OLSIT. Ortakë themelues Plarent Gjinari dhe Olsi Graceni. Objekti I aktivitetit ishte Instalime dhe mirëmbajtje të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe të pijshëm. Asistencë dhe konsulencë teknike. Pra Olsi e kishte detyrë funksionale këtë për qytetarët e Durrësit, por e ushtronte edhe privatisht. Në qershor të vitit 2022 largohet nga kompania ortaku Gjinari dhe tashmë OLPUMPS zotërohet 100% nga OLSI GRACENI.  Në korrik të vitit 2022 adresa zyrtare e kompanisë bëhet DURRES; Lagjja 14, rruga Bajram Tusha, e cila është e njëhjtë me adresën e kompanisë ADRIATIK. Në shtator të vitit 2022 kompania pezullon aktivitetin, dhe në nëntor 2022 e aktivizon sërisht për ta pezulluar në shkur të vitit 2023. Pas largimit nga UKD, Graceni tashmë i dedikohet me kohë të plotë kompanisë së tij, duke e riaktivizuat. Me gjithë pezullimet dhe riaktivizimet e vazhdueshme, Olsi Graceni rezulton një magjistar biznesi. Për 10 muaj punë në vitin 2022 ai ka një xhiro 129.000 euro. Por magjia e vërtetë ndodh në vitin 2023 ku kjo kompani sipas të dhënave të QKB ka punuar vetëm 2 muaj dhe ka faturuar rreth 140.000 euro me një fitim neto 120.000 euro. Shifra këto të pajutfikueshme me asnjë llojë metode financiare, por për SPAK janë gjurmë të mjaftueshme për të hetuar transaksionet fiktive me qëllim justifikimin e milionave në kurrit të qytetarëve durrsakë dhe jo vetëm.

Ajo që është emërtuar si 5B, duket se mund te jëtë 10 apo 15B. Pas çdo drejtori të Belinda Ballukut del edhe një skemë korruptive. Ndërsa SPAK ka kohë të mendohet për këtë faturë të përllogaritur në 40 milionë euro, vetëm në emisionin e sotëm, ne do të ndahemi këtu. Por nuk mbaron me kaq, pasi Spartak Kovaçi nuk është drejtori i vetëm që i jep tendera vetes apo familjarëve, të mërkurrën e ardhshme një tjetër drejtor i UKD do të jetë nën fokusin e investigimeve tona. Deri atëherë, le të shpresojmë që këto miliona të mos jenë injektuar për blerjen e votave. NATËN E MIRË!

 

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top