Connect with us

Press24.info

Një orë telefonatë me Zelenskyn pas përplasjes verbale në Zyrën Ovale, Trump: Bisedë shumë e mirë, jemi në rrugën e duhur! Presidenti ukrainas: Mund të arrijmë paqen këtë vit

Shqipëri

Një orë telefonatë me Zelenskyn pas përplasjes verbale në Zyrën Ovale, Trump: Bisedë shumë e mirë, jemi në rrugën e duhur! Presidenti ukrainas: Mund të arrijmë paqen këtë vit

Një orë telefonatë me Zelenskyn pas përplasjes verbale në Zyrën Ovale, Trump: Bisedë shumë e mirë, jemi në rrugën e duhur! Presidenti ukrainas: Mund të arrijmë paqen këtë vit

Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme (19 mars 2025) për afro një orë.

Përmes një postimi në “Truth Social” presidenti republikan tha se biseda me liderin ukrainas shkoi shumë mirë dhe se “jemi në rrugën e duhur” për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë.

 

78-vjeçari sqaron se detaje më të hollësishme të telefonatës së tij me Zelenskyn do të bëhen me dije nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e djeshme me Presidentin Putin, me qëllim që të harmonizohen kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës. Jemi në rrugën e duhur dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz, që të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Ky deklarim do të publikohet së shpejti”,- shkruan Trump në “Truth Social”.

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se gjatë telefonatës, Trump i tregoi detaje nga biseda e tij e një dite më parë me liderin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu Zelenssky thekson se “së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, një paqe e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”.

Kjo ishte biseda e parë mes 2 presidentëve që nga përplasja verbale që patën më 28 shkurt të këtij viti në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Një ditë më parë (18 mars 2025) Trump pati një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin, që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Gjatë telefonatës me Trump, Putin ra dakord që të pezullonte sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30 ditor, që Trump shpresonte se do të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top