Connect with us

Press24.info

Vijojnë replikat/ Basha – Ramës: Me ça i ke veshur shokët, këmishë nate apo burgu? Kryeministri: Nuk mundesh me mu, sa herë ke provu ke dështu (VIDEO)

Shqipëri

Vijojnë replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kreu i Koalicionit Euroatlantik iu përgjigj sot kryeministrit, i cili e ka ironizuar në disa takime të tij.

Basha shfaqet sërish duke udhëtuar në makinë dhe në sfond ka këngën e Unikatil “Ku i ke shokët”. Duke ironizuar deklaratën e Ramës që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”, Basha e pyet, me çfarë këmishe i ka veshur shokët, nate apo këmishë burgu?

Ai më tej pyet sërish Ramën se me çfarë këmishe veshi Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan, pasi i vetmi që ka shpëtuar është Arben Ahmetaj.

“Vet mos kaj, vet mos kaj Ramë. Me këmishë e? Me ca këmishë, këmishë natë apo burgu? Ku i ke shokët? Ca këmishe ka veshur Lali Eri. O Ilir Beqja. Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rama, këmishë vija-vija shokëve, 7×7 =313″, shprehet Basha.

Replika i erdhi në mbrëmje, kur kreu socialist i tha Bashës të mos ia qajë hallin por të vijojë fushatën për të fituar votat e demokratëve të Berishës i cili e përzuri nga Partia Demokratike.

“Mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë, por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” thotë Rama në videon e tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top