Connect with us

Press24.info

Pas telefonatës 90-minutëshe me Trump, Putin pezullon sulmet ndaj objektivave energjetike të Ukrainës për 30 ditë, por kërkon të ndalojë furnizimi me armë i Kievit

Bota

Siç ishte paralajmëruar, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati të paktën 1 orë e 30 minuta, me fokus luftën në Ukrainë.

Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin ka rënë dakord të pezullojë sulmet ndaj objektivave energjetike të Ukrainës për një periudhë 30-ditore, por ka kërkuar ndalimin e furnizimit me armë të Kievit nga Perëndimi.

Gjithashtu sipas Moskës, është arritur dakordësia për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën (nga 175 secili vend) si pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve.

Edhe Shtëpia e Bardhë sqaroi përmes një deklarate se çfarë u diskutua në telefonatën mes Trump dhe Putin.

“Liderët ranë dakord se hapi i parë drejt paqes do të jetë një armëpushim në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe një paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme”,- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Nën udhëheqjen e presidentit Putin dhe presidentit Trump, sot bota është bërë një vend shumë më i sigurt. Historike!”

Kështu u shpreh Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Vladimir Putinit për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet ndërkombëtare, pak pas përfundimit të telefonatës mes presidentit rus dhe atij amerikan.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top