Connect with us

Press24.info

Faton Ahmeti i përgjigjet Mickoskit: Përgjegjësia i takon atyre që e meritojnë!

Maqedoni

Faton Ahmeti i përgjigjet Mickoskit: Përgjegjësia i takon atyre që e meritojnë!

Faton Ahmeti i përgjigjet Mickoskit: Përgjegjësia i takon atyre që e meritojnë!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, Faton Ahmeti, ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili deklaroi se nuk mendon të dorëhiqet pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, por shtoi se përgjegjësia do të ekzistojë.

Ahmeti theksoi se përgjegjësia është e domosdoshme, por ajo duhet të bie mbi ata që janë vërtetë përgjegjës.

Në reagimin e tij të plotë, Ahmeti ka theksuar: “Jepini kryetarit çelësat e qytetit dhe kompetencat, por jo edhe përgjegjësitë!” Ai ka kritikuar praktikat e decentralizimit, duke sugjeruar se shpeshherë ka një person që mbetet “fajtor kujdestar”. Ahmeti ka përmendur gjithashtu se e vërteta dhe drejtësia gjithmonë dalin në shesh, pavarësisht përpjekjeve për manipulim, duke theksuar se përgjegjësia duhet të merret nga ata që janë vërtetë përgjegjës.

MARKETING

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top