Reagon Kreshnik Bekteshi: Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë!
Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka reaguar pas informacionit se kundër tij është ngritur kallëzim penal. Ai thotë se bëhet fjalë për përndjekje politike, ndërsa qëllimi i fiksimit nuk do ju kalojë, shkruan SHENJA.
Ja dhe reagimi i plotë:
Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë!
Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër.
Duke pasur parasysh që detyra e shefit të sektorit është të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, më poshtë është mesazhi që unë i dërgova si një person që ka përgjegjësi edhe për procesin zgjedhor.
Por ky nuk është qëllimi i tyre, (gjykoni vetë nga mesazhi) qëllimi i tyre është hakmarrja për debaklin që u dhanë qytetarët më 8 maj!
Si Kreshnik Bekteshi, çdo herë do të kujdesem për qytetarët të cilët janë në tentim të përhershëm të majorizimit dhe frikësimit, siç janë bashkatdhetarët e mi në Ohër, Resnjë, Krushevë, Dollnen etj.
Dhe në këtë, asgjë përveç Zotit nuk mund të më ndaloj.
Zgjedhjet e ardhshme do tu ndodh populli!
(sidomos këtyre bashkëpuntorëve të Sinishës, që vasalitetin e kan shëndërru në tradhëti të kombit të vet)
Ju dua të gjithë juve aktivistë, votues; dhe ata që nuk votuan për opsionin tonë dhe e di që ndjehen të tradhtuar nga vasalët
Unë jam këtu, edhe më i fortë për të mbrojtur objektivin tonë kundër majorizimit dhe shantazhit.