Connect with us

Press24.info

Skandali i mbivendosjes me tokat në Nikoliq të Hasit! Banorët: I ka marrë drejtori i Kadastrës! Mazreku ‘aksion’ mes qytetit për t’i ikur Piranjave

Shqipëri

Skandali i mbivendosjes me tokat në Nikoliq të Hasit! Banorët: I ka marrë drejtori i Kadastrës! Mazreku ‘aksion’ mes qytetit për t’i ikur Piranjave

Skandali i mbivendosjes me tokat në Nikoliq të Hasit! Banorët: I ka marrë drejtori i Kadastrës! Mazreku ‘aksion’ mes qytetit për t’i ikur Piranjave

Dhjetëra banorë të fshatit Nikoliq të Hasit akuzojnë kreun e Kadastrës së Hasit, Fadil Mazrekun se po u merr pronat. Ata shprehen se pronat që u janë dhenë atyre në vitin 1993 nga Komisioni i Ndarjes së Tokave, janë tjetërsuar nga Mazreku dhe iu janë dhënë njerëzve të afërt me të, madje dhe nipit të tij, duke u bërë shkak edhe për shumë konflikte.

Mosfunksionimin e sistemit të Kadastrës së Hasit, e pranon dhe vetë kryebashkiaku, Miftar Dauti, i cili në investigimin e ”Piranjave” shprehet se e ndjen veten të pafuqishëm për t’i dhënë zgjidhje problemit pasi është një kryebashkiak i djathtë dhe në mandatin e tij të parë. Sipas tij, bashkia është e pafuqishme përballë pushtetit.

Gjatë kohës që  ”Piranjat” ishin në Nikoliq, fjala kishte mbërritur tek zoti Mazreku, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ishte larguar nga qyteti, madje fiku edhe telefonin.

Por Piranjat u nisën sërish drejt Hasit për të takuar zotin Mazreku, i cili jo vetëm që nuk pranoi të përgjigjej për akuzat e drejtpërdrejta që vijnë ndaj tij nga banorët e Nikoliqit, por nxitoi të largohej me makinë, madje duke shkelur dhe rregullat e qarkullimit rrugor vetëm e vetëm që t’i shmangej Piranjave dhe përgjegjësisë që ka si kreu i Kadastrës së Hasit.

Tashmë kjo çështje duhet hetuar jo vetëm nga organet ligjzbatuese por dhe nga vetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila ka për detyrë të zbardhë çdo veprim të ndërmarrë nga kreu i ASHK-së Has, pasi jemi përballë akuzave të rënda, që minojnë jo vetëm besueshmërinë e qytetarëve tek ky institucion, por krijojnë një rast skandaloz, ku një drejtor kadastre në vend që të zbatojnë ligjin rrëmben dhe tjetërson pronat.

 

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top