EMRI/ Tentoi të përdhunojë 30-vjeçaren, policia e arreston në shpellë!
Policia e Lezhës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Valentin Kovaçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.
Kovaçi ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi të bërë nga një 30-vjeçare, e cila denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës me sende personale/
Po ashtu ai kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.
33-vjeçari u gjet i fshehur në një shpellë ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.
