Connect with us

Press24.info

Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshaj kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

Shqipëri

Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshaj kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshaj kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

Mario Përlleshaj që mbahet i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përlleshaj përmes avokatit të tij mbrojtës ka dorëzuar Rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masave të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda por ende nuk është caktuar një datë.

Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi më 10 shkurt kërkesën e Përlleshajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Përlleshi ndodhet në qeli pasi akuzohet si autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ai mbahet te burgu i të miturve në Kavajë. 

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top