Connect with us

Press24.info

Mbyllja e TikTok, mediat e huaja: Një akt censure nga Edi Rama

Shqipëri

Mbyllja e TikTok, mediat e huaja: Një akt censure nga Edi Rama

Mbyllja e TikTok, mediat e huaja: Një akt censure nga Edi Rama

SYRI TV

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar TikTok-un për një vit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e shohin këtë akt si një precedent të rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe qasjen në teknologji. Nga Reuters deri te CNN dhe Euractiv, lajmi është raportuar me theks në dilemat që ky veprim ngre.

Sipas Reuters, qeveria shqiptare e justifikon bllokimin me shqetësimet për dhunën mes të rinjve dhe pse TikTok ka kundërshtuar këtë pretendim, duke deklaruar se videot në fjalë ishin publikuar në një platformë tjetër.

“Vendimi për ndalimin e TikTok-ut erdhi pas një incidenti tragjik ku një 14-vjeçar humbi jetën, megjithatë TikTok ka deklaruar se videot që çuan në këtë ngjarje ishin postuar në një platformë tjetër. Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi drejtësinë e fajësimit të TikTok-ut dhe mbi vendimin e qeverisë për ta ndaluar atë.”

Euractiv e cilëson Shqipërinë si vendin e parë evropian që bllokon TikTok-un në mënyrë kaq të gjerë, duke e vendosur atë në një linjë me regjime autoritare që përdorin censurën për të kontrolluar narrativën publike. Nga ana tjetër, Arab News vë në dukje se opozita shqiptare ka reaguar ashpër, duke akuzuar qeverinë për shfrytëzimin e këtij vendimi për përfitime politike në prag të zgjedhjeve të majit.

Në analizën e CNN, theksohet se përkundër bllokimit, qeveria është ende në diskutime me TikTok për instalimin e masave të sigurisë si kontrolli prindëror dhe verifikimi i moshës. Pyetja që ngrihet është: përse një bllokim total kur alternativa më të buta dhe më të drejta janë ende në tryezë?

Jehona e shtypit ndërkombëtar reflekton shqetësimin e gjerë se Shqipëria, në vend që të adresojë problemet sociale përmes edukimit dhe politikave të mirëmenduara, ka zgjedhur rrugën e censurës, duke kufizuar të drejtat e qytetarëve dhe duke hapur një debat të ri mbi lirinë e fjalës.

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top