Arteta paralajmëron Real: Arsenal është i aftë të arrijë në gjysmëfinalet e Champions
Pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, skuadra e Arsenal do të përballet me kampionët në fuqi të Real Madrid.
Një përballje e vështirë për “topçinjtë” që kanë si mision të eliminojnë skuadrën që e ka këtë turne të preferuan e tij.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i bëri thirrje lojtyarëve të tij të mos kenë frikë të ndërmarrin hapin tjetër në Europë pavarësisht
rivalit që kanë përballë. “Ne duhet të vlerësojmë këtë arritje të madhe që po bëjmë në Europë”, tha Arteta.
“Ne kemi bërë vazhdimisht lojëra të mira në Champions League dhe tani duam të bëjmë hapin tjetër, i cili do të jetë shumë i
vështirë. Gjithsesi, ne jemi shumë të aftë për ta bërë këtë gjë, për të shkuar në gjysmëfinale”, shtoi Arteta.
Më tej, Arteta tha: “Për ne Champions është i rëndësishëm sepse ne duam ta fitojmë atë. Jemi një klub që dëshiron të jetë më i
miri në Europë dhe dëshiron të konkurrojë me klubet më të mira në botë”.
“Për ta bërë këtë, duhet të jesh vazhdimisht aty, të luftosh me më të mirët. Është shumë e vështirë, por ne e kemi bërë për dy vjet
rresht dhe kemi kapacitetin dhe aftësinë për ta bërë edhe më mirë”, përfundoi Mikel Arteta.
