Komandanti i “Llavovi” 2001, emrohet drejtor i burgut të Shutkës, hesht VLEN
Pas skandalit me emrimin e zëvendës drejtorit të Idrizovës, Qeveria VLEN-VMRO vazhdon të regjistrojë edhe skandale tjera.
Në pozitën e drejtorit është vendosur Boban Utkovski, ish-komandant i forcave speciale “Llavovi” gjatë 2001-shit.
Skandali i rradhës është regjistruar në burgun e Shkupit (Shutkës).
Pozita e drejtorit në këtë shtëpi korrektuese i ka takuar partnerëve maqedonas të koalicionit, si shumica e drejtorive.
Sipas njoftimeve në rrjetet sociale, në pozitën e drejtorit është vendosur Boban Utkovski.
Siҫ shkruajnë në rrjetet sociale, Utkovski ka qenë komandant i forcave speciale “Llavovi” gjatë luftës së vitit 2001.
Kutjojmë, menjëherë pas formimit të Qeverisë, kryeministri Mickoski u ka refuzuar disa kuadro, emra për drejtor, ministra e zv. ministra, partive të VLEN-it vetëm pse emrat e propozuar nga partitë shqiptare kanë qenë pjesë e UҪK-së.
Shembull konkret është emir i Muhamed Ametit, i cili menjëher pas zgjedhjeve u shpall nga VLEN zv.ministër por i njëjti u refuzua nga Mickoski sepse ishte pjesë e UҪK.
Mirëpo VLEN nuk pati asnjë reagim për emrimin e ish komandantëve të njësive ushtarake dhe komandatëve të “llavovi” nëpër drejtori.