Connect with us

Press24.info

Mjeku Palestinez Hussam Abu Safia Shfaqet i Prangosur në Video nga Burgu Izraelit

Bota

Mjeku Palestinez Hussam Abu Safia Shfaqet i Prangosur në Video nga Burgu Izraelit

Mjeku Palestinez Hussam Abu Safia Shfaqet i Prangosur në Video nga Burgu Izraelit

Dr Hussam Abu Safia

Dr. Hussam Abu Safia, drejtori i Spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, është shfaqur për herë të parë në një video nga burgu izraelit, i dukshëm i lodhur dhe i dobësuar, me duart dhe këmbët e prangosura.

Abu Safia është një nga mjekët më të njohur që vazhdoi të trajtonte të plagosurit palestinezë nën bombardimet izraelite. Në dhjetor, ushtria izraelite sulmoi spitalin, arrestoi mjekun me armë në dorë dhe shkatërroi ndërtesën, duke e bërë atë të papërdorshme.

Arrestimi i tij shkaktoi dënim të gjerë ndërkombëtar, sidomos pas publikimit të një fotografie simbolike ku ai shihej i vetëm mes rrënojave, i veshur me mantelin e tij të bardhë, i rrethuar nga automjete ushtarake izraelite.

Familja e Abu Safias ka raportuar se ai është torturuar dhe lënë pa ushqim në burgjet izraelite, akuza që janë konfirmuar edhe nga një avokat që e ka vizituar së fundmi. /mesazhi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top