Connect with us

Press24.info

Me ushtrinë e saj të fortë, Türkiye për 73 vjet ofron mbështetje ndaj misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Bota

Me ushtrinë e saj të fortë, Türkiye për 73 vjet ofron mbështetje ndaj misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Me ushtrinë e saj të fortë, Türkiye për 73 vjet ofron mbështetje ndaj misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Me aftësitë e saj ajrore, tokësore dhe detare dhe forcat e armatosura të fuqishme, anëtarësimi i Türkiyes vlerësohet si fitimi i një aleati të besueshëm në krahun jugor të NATO-s

Ankara

Që kur u bë anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 1952, Türkiye përveç kontributit të rëndësishëm që ka siguruar në misionet e Aleancës në një gjeografi të gjerë të aleancës ajo ka luajtur rol të rëndësishëm me ushtrinë e saj në NATO si një nga anëtaret më të forta dhe pozicionin e saj unik, raporton Anadolu.

Turqia iu bashkua NATO-s e cila u themelua në Washington në vitin 1949, pasi presidenti i atëhershëm Celal Bayar nënshkroi dokumentet e anëtarësimit më 18 shkurt të vitit 1952.

Kështu, pas 12 anëtarëve themelues SHBA-së, Britanisë së Madhe, Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Islandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë dhe Portugalisë, Türkiye dhe Greqia u bënë anëtare të NATO-s në vitin e tretë të aleancës.

Me aftësitë e saj ajrore, tokësore dhe detare dhe forcat e armatosura të fuqishme, anëtarësimi i Türkiyes vlerësohet si fitimi i një aleati të besueshëm në krahun jugor të NATO-s.

Türkiye është ndër pesë vendet kryesore që kontribuojnë më shumë në NATO me mbështetjen që ajo ofron për operacionet dhe misionet.

– Kontributet e Türkiyes në NATO

Gjatë 73 viteve të fundit Türkiye ka dhënë kontribut të rëndësishëm në NATO si aleati i parë që përballet drejtpërdrejt me kërcënimet dhe rreziqet në rajon me vendndodhjen e saj strategjike në gjeografinë kritike ku ndodhet, ndërkohë që edhe NATO është gjithashtu e rëndësishme si një nga elementët themelorë në sigurinë dhe mbrojtjen e Türkiyes.

Türkiye po lufton me vendosmëri të gjitha format dhe manifestimet e terrorizmit, veçanërisht kundër DEASH-it, Al-Kaedës, PKK/YPG-së dhe FETO-s në kuadër të luftës kundër terrorizmit, të cilin NATO e identifikon si një nga kërcënimet kryesore.

Si një nga vendet që kontribuon më shumë në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), Türkiye mori detyrën e Komandës së KFOR-it për një vit në periudhën 2023-2024 ndërsa aktualisht vazhdon detyrën e saj të zëvendëskomandantit.

Türkiye kontribuon në sigurinë e Kosovës dhe rajonit si një nga vendet që ka marrë përsipër edhe detyrën e Batalionit Rezervë të KFOR-it, e cila bëhet me rotacion nga aleatët.

Gjithashtu, Türkiye është një nga vendet që ofron mbështetjen më të madhe të personelit për misionin e NATO-s në Irak, i cili filloi në vitin 2018 me qëllimin për të ofruar konsulencë dhe trajnime për Forcat e Sigurisë së Irakut.

– Türkiye ka rol aktiv në stërvitjet e NATO-s

Duke dhënë kontribut të rëndësishëm për aktivitetet në zonat ajrore dhe detare të operacioneve të NATO-s, Türkiye përmbush detyrën e komandës si për Grupin e Përhershëm Detar të NATO-s-2 ashtu edhe Grupin e 2-të të Përhershëm të NATO-s për Kundërmasat Detare të Minave.

Në kuadër të rritjes së aftësive parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s dhe aftësisë për të punuar së bashku me aleatët, personeli turk merr pjesë aktive në stërvitjet e NATO-s. Türkiye gjithashtu siguron kontribut financiar dhe me personel në mbështetjen e ofruar nga NATO-ja për vendet partnere të NATO-s, veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Në kuadër të kësaj, me shpenzimet me normën 2.09 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuara për mbrojtjen në vitin 2024, Türkiye ka qenë një nga 23 anëtaret e NATO-s që ka arritur këtë objektiv.

Sa i përket kontributeve të fondit të përbashkët të NATO-s, Türkiye renditet e 8-ta ndër vendet që kontribuojnë më shumë në buxhetin ushtarak me 4.59 për qind dhe e 7-ta sa i përket kontributeve të personelit të ofruara për të gjithë kuadrot brenda strukturës komanduese të NATO-s.

– Türkiye pret selitë dhe institucionet e rëndësishme të NATO-s

Një nga selitë kryesore të NATO-s, Komanda Tokësore Aleate e NATO-s (LANDCOM) është e vendosur në qytetin turk Izmir ndërsa Korpusi i Shpejtë i Dislokueshëm i NATO-Turkiye (NRDC-TÜR) ndodhet në Istanbul. Türkiye pret gjithashtu Qendrën e Ekselencës kundër Terrorizmit të NATO-s dhe Qendrën e Trajnimit të Partneritetit për Paqe në Ankara si dhe Qendrën e Përsosmërisë së Sigurisë Detare të NATO-s në Istanbul, të cilat janë institucione që ofrojnë mbështetje trajnimi për anëtarët e NATO-s dhe vendet partnere.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top