Pacientët me dializë mbeten pa transport/ Taravari: Spitali “8 shtatori” nuk obligohet të siguroj transport
Pas një periudhe të gjatë kohore por edhe pas shumë reagimeve në opinion për mungesë të transportit për të sëmurët me dializë, sërish asnjë zgjidhje. Madje, gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësis, Arben Taravari ua bëri me dije se problemi nuk do të zgjidhet pasi sipas tij, Spitali “8 Shtatori” nuk obligohet ta siguroi transportin.
Problemit me të sëmurët në qendrën e dializës ia vë pikën edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Pacientët mbeten pa transport publik, sepse siç i tha Klan Macedonia, Ministri Taravari, spitali “8 shtatori” nuk obligohet që të ju siguroi transport të sëmurëve ne qendrën e dializës.
“Faleminderit për pyetjen, këto nuk janë koncensioner, këto janë domethënë dialzë që ju bëhet pacientëve normal, dhe ka paketa speciale që i siguron Fondi i Shëndetësisë dhe asnjëherë
dhe askund nuk është paraparë që këtyre pacienteve të ju sigurohet edhe transporti publik deri në klinik. Drejtori paraprak nuk di në bazë të çfarë ka bërë kontratë prej 35 mijë euro me një konpani taksitë që t i bije pacientët deri në vendin ku bëhet dializë. Këto pacientë janë të mbrojtur, janë të privilegjuar nuk paguajnë asnjë farë shërbim shëndetësorë dhe kanë paketën speciale nga fondi i shëndetësisë kështu që nuk obligohet spitali “8 shtatori” që të ju siguroi transport e pacientëve” – deklaroi Taravari.
Të sëmurët muaj më parë kishin të siguruar nga drejtori paraprak edhe transportin, por me ardhjen e udhëheqësisë së re, konkretisht drejtori i ri i spitalit “8 shtatori”, Sinisha Stojanoski ndërpreru të njëjtën.
Ndryshe, të sëmurët në këtë qendër, të revoltuar kërkuan që të zgjidhet çështja e transportit, pasi shumica prej tyre për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike nuk mund ta përballojnë që transportin ta paguajnë prej xhepave të tyre. /tvklan.mk/
