Connect with us

Press24.info

Presidenti Erdoğan i dhuron homologut indonezian automjetin turk “Togg”

Bota

Presidenti Erdoğan i dhuron homologut indonezian automjetin turk “Togg”

Presidenti Erdoğan i dhuron homologut indonezian automjetin turk “Togg”

Dy presidentët jashtë pallatit presidencial ekzaminuan pamjen e jashtme të bardhë të automjetit, të frymëzuar nga burimet e famshme termale të Pamukkales së Türkiyes

Istanbul

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan i ka dhuruar homologut të tij indonezian, Prabowo Subianto, një model të automjetit elektrik turk “Togg”, raporton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Indonezi, presidenti turk i dhuroi homologut të tij indonezian modelin “SUV” të automjetit “T10X Togg” në Pallatin Presidencial në Bogor në rajonin e Javës Perëndimore.

Dy presidentët jashtë pallatit presidencial ekzaminuan pamjen e jashtme të bardhë të automjetit, të frymëzuar nga burimet e famshme termale të Pamukkales së Türkiyes.

Presidenti Subianto u ul në timon, duke ekzaminuar brendësinë e automjetit elektrik.

Indonezia është ndalesa e dytë e turneut të kësaj jave të presidentit Erdoğan në tre vende në Azi.

Në ndalesën e tij të parë në Malajzi, Erdoğan i dhuroi një model të ngjashëm të automjetit “Togg” kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top