Connect with us

Press24.info

“Udhëtim në historinë njerëzore” me jetën e gjahtarëve-grumbullues të fisit Hadzabe në Tanzani

Bota

“Udhëtim në historinë njerëzore” me jetën e gjahtarëve-grumbullues të fisit Hadzabe në Tanzani

“Udhëtim në historinë njerëzore” me jetën e gjahtarëve-grumbullues të fisit Hadzabe në Tanzani

Foto: Mehmet Aslan / AA

Kur kafshët migrojnë nga një zonë e caktuar, edhe anëtarët e fisit migrojnë bashkë me to. Fisi i cili vazhdimisht lëviz nga një vend në tjetrin, preferon të jetojë larg njerëzve të tjerë

Ankara

Fisi Hadzabe që jeton në rajonin e Serengeti të Tanzanisë, vazhdon stilin e jetës së tyre si gjuetar-grumbullues i izoluar nga bota moderne, ndërsa ata që dëshmojnë jetën e fisit ndihen sikur janë në një “udhëtim në historinë njerëzore”.

Anadolu dëshmoi mbi jetën e përditshme të fisit Hadzabe, një nga komunitetet e fundit të gjuetarë-grumbulluesve në Tanzani dhe mori pjesë në proceset e tyre të gjuetisë.

Fisi vazhdon traditat e tij mijëravjeçare, si një nga komunitetet e fundit të mbetura të gjuetarë-grumbulluesve në botë.

Brenda fisit ka shumë njerëz në grupmosha të ndryshme nga 7 deri në 70-vjeç. Midis anëtarëve të fisit, veçanërisht gratë, fëmijët dhe të moshuarit veshin rroba me shumë ngjyra dhe modele. Si për të treguar se janë një me natyrën, këta njerëz ecin kryesisht zbathur ose me shapka. Gjuetarët në veçanti, si veshje përdorin gëzofin e kafshëve që gjuajnë.

Për nevojat e strehimit, fisi ndërton kasolle të vogla, të rrumbullakëta të bëra me degë pemësh dhe shkurre.

Gjatë sezonit të shirave anëtarët e fisit përdorin gjithashtu edhe shpellat.

Kur kafshët migrojnë nga një zonë e caktuar, edhe anëtarët e fisit migrojnë bashkë me to. Fisi i cili vazhdimisht lëviz nga një vend në tjetrin, preferon të jetojë larg njerëzve të tjerë.

Gjuetarët Hadzabe përdorin harqe, shigjeta dhe thika të punuara me dorë. Ndërsa tendinat e kafshëve përdoren për telat e harkut, shigjetat janë prej druri dhe majat e shigjetave janë prej guri.

Ky komunitet, i cili gjuan kryesisht duke lëvizur në heshtje në natyrë me hark e shigjetë, tërheq vëmendjen me harmoninë që kanë arritur me natyrën. Burrat marrin trajnim për gjueti në moshë të re. Burrat e fisit Hadzabe mund të gjuajnë vetë kafshë të tilla si minj, zogj dhe lepuj, por për të gjuajtur gjah me përmasa më të mëdha ata punojnë në grupe me qen.

Grupet e gjuetisë shoqërohen edhe nga një numër i madh qensh. Në gjetjen e gjahut ndihmojnë gjithashtu edhe qentë. Në degët e disa pemëve në zonën ku jeton fisi, ndodhen kafka kafshësh.

Gjuetarët përdorin strategji të jashtëzakonshme në bashkëpunim gjatë gjuetisë. Kjo situatë paraqet gjithashtu se stili i jetesës së fisit bazohet në ekuilibra delikate.

Anëtarët e fisit që përgatisin ushqime me kafshë të gjuajtura demonstrojnë gjithashtu në një mënyrë konkrete edhe ndarjen, një prej parimeve themelor të jetës së gjahtarit-grumbullues.

– “Udhëtim në historinë njerëzore” me Hadzabet

Megjithëse kontakti i vendeve evropiane me fisin Hadzabe, pasardhës të popullit indigjen të Tanzanisë daton në fund të shekullit të 19-të, përpjekjet për ta kthyer fisin në jetën aktuale, për ta drejtuar në bujqësi dhe për të pranuar krishterimin nuk kanë mundur të jenë të suksesshme.

Gjuha e popullit Hadzabe të cilët përgjithësisht jetojnë në grupe prej 20-30 personash, mendohet se është krejtësisht e izoluar dhe e palidhur me asnjë gjuhë tjetër.

Dihet që brenda grupeve nuk ka hierarki, fisi respekton anëtarët më të vjetër dhe vlerëson mendimet e gjuetarëve më të suksesshëm.

Përveç gjuetisë, Hadzabet konsumojnë edhe mjaltë dhe fruta.

Megjithëse fisi Hadzabe jeton një jetë shumë larg botës moderne, stili i tyre tradicional i jetesës përmban shumë elementë të së kaluarës së njerëzimit dhe lidhjes së thellë me natyrën dhe është si një “udhëtim në historinë njerëzore” për ata që janë jashtë fisit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top