VIRTYTET dhe VESET | Hoxhë Ridvan ef. Xhaferi
VIRTYTET dhe VESET | Hoxhë Ridvan ef. Xhaferi
“Allahu urdhëron drejtësi, punë të mira dhe bujari ndaj të tjerëve,(1) ndalon githçka të turpshme, gjithçka që bie ndesh me arsyen,(2) si edhe smirën, [dhe] ju bën thirrje [në mënyrë të përsëritur] që [tërë këtë] ta mbani në mendje.” (Sureja En-Nahl: 90)
————————
Mesazhi i Kur’anit – Muhammed Asad
- (1) Termi (dhi l-kurba) tregon rëndom “farefisin” nga gjaku apo martesa, por meqë gjendet këtu në kontekstin e një thirrjeje të përgjithshme etike, ai aludon qartazi për të afërmit e njeriut në kuptimin më të gjerë të fjalës, pra, për “bashkëqytetarët” e tij.
- (2) Termi el-munker (dhënë nga unë në pjesë të tjera si “atë që është e gabuar”) e ka këtu kuptimin e tij të parë “atë të cilën e hedh poshtë arsyeja [ose ndjenja morale]”, përkatësisht “duhet ta hedhë poshtë.”
Me fjalë të tjera, gjithçka që bie ndesh me arsyen dhe gjykimin e shëndoshë (i cili, në mënyrë të qartë, nuk duhet te ngatërrohet me atë që është përtej konceptimit të njeriut). Ky shpjegim shumë bindës nuk ka të beje thjesht me premisat e papranueshme mendërisht (në kuptimin abstrakt të termit), por, gjithashtu, me veprimet dhe qëndrimet tejet të paarsyeshme dhe, si rrjedhim, të dënueshme, duke qenë kështu plotësisht në sintoni me qasjen racionale të Kur’anit ndaj çështjeve të etikës si dhe me ngulmimin e tij për arsyetueshmëri dhe maturi në sjelljen e njeriut, prandaj këtu dhe në raste të ngjashme është formulimi im i “el-munker” si “gjithçka që bie ndesh me arsyen”.