“Shantazhi, Padrejtësia dhe Shtypja: Përgjegjësia, Zgjedhja dhe Lufta për Dinjitetin”
Shantazhi, padrejtësia dhe shtypja janë vepra të liga negative për të cilat dy palë mbajnë përgjegjësi:
I dëshpëruari, i shtyrë nga dëshpërimi i tij të shantazhoj ose përndjek të tjerët.
I dobëti, i cili pranon frikësimin dhe kështu inkurajon zhvatjen, padrejtësinë dhe përndjekjen.
Të dy palët padyshim kanë hisen e vet të mekatit dhe dënimit, secili në masën e vet.
Për të shantazhuar dikë, duhet të jesh njeri i ulët, psikopat dhe i dëshpruar në vete..
Për t’ju përgjigjur atyre që të bëjnë shantazh, duhet të jesh i dobët brenda dhe jashtë vetës.
Shantazhuesit kënaqen me shantazhën që ju bëjnë të tjerëve deri në ekstazë.
Përgjigja ndaj tyre është një lloj stimulimi, i cili i bën ata të ndjehen euforik dhe të kënaqshëm.
Mos u jepni të tjerëve lirinë të hyjnë në jetën dhe privatësinë tuaj, t’ju lëndojnë duke ju fyer, bërtitur ose nënçmuar!
Sa më pak që të tjerët të respektojnë, aq më i marrë je. Nëse kjo nuk ju pëlqen, jini të zgjuar dhe zbuloni tek ju se cila është arsyeja e abuzimit të tjerëve me ju.
Zgjidhja rrënjësore është shpallja luftë ndaj kujtdo që kërkon të ju dëmtojë, ju dhe qenien tuaj, edhe nëse personi i tillë është i afërm ose mik, mos lejoni askënd të kalojë kufijtë me ju edhe nëse braktisja është mënyra e vetme!
Zoti i Plotfuqishëm ju ka nderuar dhe ka përsos krijimin tuaj, prandaj mos i jepni askujt arsye dhe hapësirë për t’ju fyer.