Connect with us

Press24.info

Zbukurime me suvenire në Gjirokastër, punimet tradicionale mbeten të preferuara

Shqipëri

Zbukurime me suvenire në Gjirokastër, punimet tradicionale mbeten të preferuara

Zbukurime me suvenire në Gjirokastër, punimet tradicionale mbeten të preferuara

Suveniret dhe punimet karakteristike të realizuara plot mjeshtri nga artizanët në Gjirokastër janë kthyer në trendin e këtij sezoni festiv.

 

 

Banorët e këtij qyteti preferojnë të zbukurojnë mjediset familjare me punimet në drugdhendje apo qëndisje.

 

“Ka qenë një fluks nga familjarë të ndryshëm duke i bërë suvenire dhurata njeri-tjetrit dhe kemi pasur një kërkesë të shtuar në këtë pjesë duke bërë disa suvenire të vogla si bredha, yje” thotë mjeshtri drugdhendës Viktor Nurçe.

“Është shtuar numri i porosive të dhuratave simbolike të personalizuara qoftë me shishet e verës ose me produkte vendase që të jetë një suvenir i veçantë ndryshe nga të tjerët”,thotë mjeshtri Viktor Nurçe.

Në këto ditë të festave të fundvitit suveniret karakteristike janë preferuar edhe nga turistët vendas dhe të huaj si kujtim i udhëtimit në qytetin e gurtë.

“Vizitorët që vijnë sidomos vendasit që janë në trevat e huaja janë të interesuar, marrin suvenire por janë të interesuar edhe për kostume popullore, ju pëlqejnë kostumet për fëmijë, për të mëdhenj por edhe për qëndisma të ndryshme që i shpien dhurata për festat, tani jashtë shtetit”, thotë Vjollca Mezini, mjeshtre në qëndistari.

 

 

Përgjatë këtij viti qendrat e artizanatit në Gjirokastër kanë tërhequr interesin e vizitorëve, veçanërisht atyre të huaj, duke shërbyer për nxitjen e turizmit në vend.

 

Zbukurime me suvenire në Gjirokastër, punimet tradicionale mbeten të preferuara

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top