Shtëpia Botuese LOGOS-A, dhuron qindra libra shkollës fillore ‘Petar Zdravkovski-Penko’
Faqja zyrtare e shkollës fillore komunale ‘Petar Zdravkovski-Penko’:
Sot shkolla jonë u pasurua me një thesar të çmuar falë donacionit bujar të librave nga zotëri Adnan Ismaili, një njeri i përkushtuar ndaj dijes dhe kulturës.
Me shumë mirënjohje, falënderojmë zotëri Ismailin, drejtorin e shtëpisë botuese Logos-A , për përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në pasurimin e kulturës dhe arsimit shqiptar.
Falë bujarisë së tij, biblioteka e shkollës sonë është pasuruar me një koleksion të vlefshëm librash, të cilat do të shërbejnë si burim frymëzimi dhe dijesh për nxënësit tanë. Ky gjest fisnik dëshmon edhe një herë përkushtimin e z. Ismailit në promovimin e vlerave arsimore dhe dashurisë për librin. Gjithashtu, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm, duke na mbështetur edhe me donacione të tjera që do të pasurojnë edhe më tej shkollën tonë.
Përmes vizionit dhe punës së tij të palodhshme, Logos-A ka shndërruar botimin në një urë që lidh kulturat dhe pasuron shpirtin e lexuesve.
Në emrin personal të drejtoreshës Mevlide Kryeziu dhe stafit pedagogjik të shkollës, shprehim falënderimet tona të sinqerta dhe vlerësimin më të lartë për këtë kontribut të veçantë ndaj shkollës sonë !
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02v61QpBns6vW7g9NjP8yRpHjj2sCHgJMsQoPCc5PDhMkLohvtR3BtN4vkRcjmH9dCl&id=100093351895419
