Connect with us

Press24.info

Fjalë, që duhen shkruar me të arta – Rreth namazit

Opinion

Fjalë, që duhen shkruar me të arta – Rreth namazit

Fjalë, që duhen shkruar me të arta – Rreth namazit

Sejjid Kutub r.a

Prej gjërave të mrekullueshme të martirit, Sejid Kutub

(Nuk besoj, të kem lexuar në jetën time ndonjë përshkrim të idesë së faljes së namazit në kohën e tij dhe mos vonimit të tij nga koha e caktuar, se sa kam lexuar prej gjeniut të veçantë Sejid Kutub (Allahu e mëshiroftë) – Hamza Zouba).

Sejid Kutub, në ‘Dhilal’ thotë:
“Mendimi, i cili më bën të turpërohem për vonesën e faljes së namazit në kohën e tij, qëndron në atë, se unë nuk jam ai, i cili e ka caktuar kohën e duhur për këto namaze.
Krijuesi i Madhëruar, Ai është që e ka përcaktuar këtë.
Allahu është Ai, i Cili e ka krijuar këtë univers, që mendjen time ma mpin dhe ma shpërndan, thjesht vetëm duke menduar për madhështinë e tij, për gjerësinë, bukurinë, përsosmërinë e shpikjes, krijesat e shumta të llojllojshme, begatitë dhe mrekullitë e tij; vetëm Ai është, i Cili do nga unë të qëndroj përpara Tij, t’i flas dhe t’i lutem.
E, unë çfarë bëj???
Shumë herë e bëjë këtë kohë-takim gjënë e fundit të përparësive të mia, derisa gati më kalon edhe koha e tij, duke vënë përpara tij gjëra të kota të pavlera dhe të papërfillshme.
Allahu i Madhëruar më kërkon, ndërkohë që unë jam një grimcë, pa peshë në universin e Tij të madh, për të qëndruar përpara Tij, ndërsa unë jam i tretur në absurditetet e jetës dhe në bukurinë e saj të zhdukshme. Më kërkon vetëm për disa minuta, e unë refuzoj, e vonoj, e largoj dhe e shtyj, pastaj i shkoj vonë si përherë. A ka dëshpërim më të madh se sa kaq?!!
Më thërret i Lartmadhërishmi në një takim me dyer të mbyllura mes meje dhe mes Tij, unë nevojtari, që kam nevojë dhe Ai është i Pasuri (i Panevojshmi) Dhuruesi i mirësive, ndërsa unë e kthej në takim të hapur të gjithfarë lloje mendimesh dhe iluzionesh, i pranishëm me trup dhe i munguar me mendje.
Kërkon nga unë të largohem prej çdo gjëje për disa minuta të caktuara, që ta qetësoj trupin tim, mendjen time dhe të shkëputem pak prej zhurmave të jetës, angazhimeve të saj dhe t’i drejtohem Atij, e askujt tjetër, përveç Tij, në ankesat dhe shqetësime (hallet) e mia.
Ai është Krijuesi i Madhërishëm i Pasur (i Panevojshëm) për mua, për adhurimin tim dhe për kohën time, më kërkon për ta dëgjuar zërin tim, e unë vonoj, pastaj, ja, unë vij, ose i rënduar me përtesë, ose nxitimthi, sikur unë po vij përkundër dëshirës sime. Unë i pranishmi i munguari.
Ai i Lartmadhërishmi e do atë takim të veçantë, ndërsa unë e bëj atë pjesë dëgjimi të ftohtë, ushtrime sportive të thata dhe mendje shkapërderdhur.
O Zoti ynë, na e fal çdo namaz, që nuk i shkon Madhërisë, Hirësisë dhe Lartmadhërisë së pushtetin Tënd”.

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top