Connect with us

Press24.info

Hakan Fidan: Ankaraja i ka dërguar porosi Izraelit të braktisë pushtimin provokues të Lartësirave të Golanit

Bota

Hakan Fidan: Ankaraja i ka dërguar porosi Izraelit të braktisë pushtimin provokues të Lartësirave të Golanit

Hakan Fidan: Ankaraja i ka dërguar porosi Izraelit të braktisë pushtimin provokues të Lartësirave të Golanit

Kryediplomati turk Hakan Fidan njoftoi se Ambasada turke në kryeqytetin e Sirisë, Damask, do të hapet nesër, raporton Anadolu.

“Ata (personeli i ambasadës) janë rrugës si ekip. Ambasada do të fillojë punën nesër”, tha Hakan Fidan për transmetuesin privat NTV.

Në lidhje me rënien e regjimit të Bashar Asadit në fillim të këtij muaji përballë përparimeve të shpejta të forcave kundër regjimit, Fidan tha se Türkiye “hapi rrugën që kjo të ndodhte pa gjak” duke vazhduar bisedimet me “dy aktorët kryesorë”, duke iu referuar Rusisë dhe Iranit.

Ai theksoi se Siria tani ka një “qeveri kombëtare sovrane” të aftë për të rimarrë territorin e saj, duke shtuar se kjo qeveri nuk do të njohë autoritetin e grupit terrorist PKK/YPG, apo “asnjë fuqie tjetër” në tokën e saj.

Fidan theksoi qëllimin strategjik të Türkiyes për eliminimin e PKK/YPG-së, duke shtuar më tej: “Ata ose shpërbëhen vetvetiu, ose do të shpërbëhen”.

Në lidhje me “provokimin” e Izraelit për të pushtuar Lartësitë e Golanit në Siri, ai tha se Ankaraja i ka dërguar një mesazh Tel Avivit, duke i paralajmëruar ata që të braktisin këtë “strategji të rrezikshme”.

Ushtria izraelite pushtoi zonën tampon në Lartësitë e pushtuara të Golanit të Sirisë të dielën, menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi rënien e marrëveshjes së ndërprerjes së luftimeve të monitoruar nga OKB-ja.

Forcat kundër regjit pushtuan Damaskun të dielën pas një avancimi të rrufeshëm që bëri që Bashar Asadi të ikte në Rusi pas një lufte civile 13-vjeçare dhe sundimit 53-vjeçar të familjes së tij.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top