Connect with us

Press24.info

AA filmon kushtet çnjerëzore në burgun ushtarak “Al-Mezzeh” në Damask

Bota

AA filmon kushtet çnjerëzore në burgun ushtarak “Al-Mezzeh” në Damask

AA filmon kushtet çnjerëzore në burgun ushtarak “Al-Mezzeh” në Damask

“Kemi jetuar në kushte shumë të vështira këtu. Ata nuk na trajtonin si njerëz. Tani ndihem sikur jam në ëndërr”, tha Abdulbaki Muhammed, një nga ish-të burgosurit në burgun “Al-Mezzeh”

Damask

AHMET KARAAHMET/MEHMET BURAK KARACAOĞLU

Ekipi i Agjencisë Anadolu (AA) filmoi qelitë dhe dhomat me kushte çnjerëzore në burgun ushtarak “Al-Mezzeh” në Damask, kryeqyteti i regjimit të përmbysur Baath në Siri, raporton Anadolu.

Bashkë me rënien e regjimit të partisë Baath më 8 dhjetor, u liruan mijëra njerëz të cilët mbaheshin në burgjet e regjimit.

Në pamjet e ekipit të AA-së, bie në sy se në qeli kanë mbetur sendet personale të të burgosurve në burgun ushtarak “Al-Mezzeh”, që administrohej nga njësia e inteligjencës ushtarake e regjimit të përmbysur të Asadit në kryeqytet.

Shihet se të burgosurit kanë shkruar ajete kuranore, kanë vizatuar piktura dhe kalendarë në muret e burgut. Në dysheme në qeli shihen gjithashtu edhe kukulla, pjata dhe ushqime.

Thuhet se në burgun i cili duket se ka kushte çnjerëzore mbaheshin rreth 700 persona, përfshirë në mesin e tyre edhe gra. Mësohet se 6 ose 8 të burgosur mbaheshin në qeli teke në burg dhe afërsisht 80 persona në ndarje me 10 persona.

Mahmut Abdulbaki Muhammed, një nga ish-të burgosurit në burgun “Al-Mezzeh” tha për gazetarin e AA-së se “Kemi jetuar në kushte shumë të vështira këtu. Ata nuk na trajtonin si njerëz. Tani ndihem sikur jam në ëndërr”.

– Burgjet ushtarake u bënë qendra të krimit të regjimit

Dhjetëra mijëra njerëz u torturuan për vite me radhë në burgjet e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes të regjimit të rrëzuar Baath.

Në mesin e këtyre burgjeve për sa i përket torturave kryesojnë “Sednaya”, “Al-Mezzeh” dhe “Kabun” në Damask, “Balone” dhe “Tedmur” në Homs, ndërkohë që për shumicën e njerëzve të mbajtur këtu nuk ka lajme prej vitesh.

Pasi grupet e armatosura përmbysën regjimin, u shpëtuan edhe të burgosurit në burgje./AA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top