Sport
Argjentina kalon në finale të Copa America
Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Kanadasë në gjysmëfinale të Copa America dhe më 14 korrik do të synojë ta mbrojnë titullin e fituar tre vjet më parë.
Argjentinasit arritën në mënyrë rutinore në finale dhe shënuan nga një gol në të dyja pjesët për të marrë një fitore pa shumë vështirësi.
Julian Alvarez hapi rezultatin për kanadezët në minutën e 22-të dhe Lionel Messi e përfundoi detyrën në minutën e 51-të.
Ky ishte goli i parë i Messit në Copa American e këtij viti dhe i 14-ti në përgjithësi, duke e bërë atë golashënuesin e pestë më të mirë në historinë e kësaj gare.
Para tij tij janë Zizinho dhe Norberto Mendez me nga 17 gola dhe Teodoro Fernandez dhe Severino Varela me nga 15 gola.
Gjithashtu, ky ishte goli i 109-të i Messit në karrierën e tij me përfaqësuese, me të cilin arriti në vendin e dytë në histori. Ai e ka kaluar Ali Daein dhe vetëm Cristiano Ronaldo është përpara tij me 130 gola.
Argjentina do të luajë në finale kundër fituesit të duelit ndërmjet Uruguait dhe Kolumbisë, i cili do të luhet sonte pas mesnate.