Connect with us

Press24.info

Takimi Erdoğan-Blinken: Türkiye ka qenë në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë që nga fillimi

Bota

Takimi Erdoğan-Blinken: Türkiye ka qenë në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë që nga fillimi

Takimi Erdoğan-Blinken: Türkiye ka qenë në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë që nga fillimi

Si i vetmi vend i NATO-s që ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in, Türkiye do të parandalojë grupin terrorist PKK dhe degët e tij që të përfitojnë nga situata, ka deklaruar Erdoğan

Istanbul

Türkiye ka qenë në favor të ruajtjes së integritetit territorial, unitetit dhe strukturës unitare të Sirisë që nga fillimi, i ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken të enjten në Ankara, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdoğan dhe Blinken diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit në Siri dhe çështje globale dhe rajonale gjatë takimit të tyre në Aeroportin Esenboga, tha Drejtoria turke e Komunikimeve.

Erdoğan i ka thënë Blinkenit se Türkiye do të marrë masa për sigurinë e saj kombëtare kundër organizatave terroriste si PKK/PYD/YPG dhe DEASH, që veprojnë në Siri.

Si i vetmi vend i NATO-s që ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in, Türkiye do të parandalojë grupin terrorist PKK dhe degët e tij që të përfitojnë nga situata, ka deklaruar Erdoğan.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku për ringjalljen dhe rindërtimin e institucioneve në Siri dhe Türkiye nuk do të lejojë kurrë ndonjë dobësi në luftën kundër DEASH-it, ka shtuar ai.

Përpjekjet e Türkiyes për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat do të vazhdojnë edhe në periudhën e re, ka thënë presidenti turk.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit tha po ashtu se Erdoğan dhe Blinken diskutuan bashkëpunimin rajonal dhe interesin e përbashkët për të mbështetur tranzicionin politik në Siri drejt një qeverie të përgjegjshme dhe inkluzive.

Gjatë takimit, Blinken ka përsëritur rëndësinë që të gjithë aktorët në Siri të respektojnë të drejtat e njeriut, të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mbrojnë civilët, përfshirë anëtarët e grupeve minoritare.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje rëndësinë e lehtësimit të ndihmës humanitare për të gjithë në nevojë dhe ka theksuar se sirianët e zhvendosur do të vazhdojnë të kenë nevojë për mbrojtje.

Departamenti tha se gjatë takimit gjithashtu u diskutua nevoja urgjente për armëpushim në Gaza dhe marrëveshjen e pengjeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ka falënderuar Türkiyen për rolin e saj në arritjen e marrëveshjes midis Somalisë dhe Etiopisë të mërkurën, vende që kanë qenë në mosmarrëveshje që kur Etiopia më 1 janar arriti një marrëveshje me rajonin e shkëputur të Somalisë, Somaliland, për të përdorur portin e saj Berbera në Detin e Kuq.

Takimi Erdoğan-Blinken erdhi pasi forcat kundër regjimit morën nën kontroll Damaskun të dielën pas një avancimi të shpejtë që bëri që Bashar al-Asadi të ikte në Rusi pas një lufte civile 13-vjeçare dhe 53 vitesh sundim nga familja e tij.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top