Shahu ka kampionin më të ri të botës në histori
Me fitoren e Gukesh Dommaraju-t përfundoi ndeshja e katërmbëdhjetë e duelit për titullin kampion bote në Singapor mes kampionit në fuqi, kinezin Liren Ding dhe indianit 18-vjeçar Gukesh, i cili me gjithsej 7,5 – 6,5 u bë kampioni më i ri i botës në historinë e shahut.
Gukesh është indiani i dytë që merr këtë titull pas Viswanathan Anand.
Ndeshja në Singapor ishte afër fundit, por gabimet e 32-vjeçarit Ding i kushtuan titullin, të cilin e fitoi për herë të parë në prill 2023.
Gukesh nuk e humbi rastin për të vazhduar ngritjen e tij meteorike në botën e shahut. Emërimi i tij si sfidant falë fitores së tij gjatë Turneut të Kandidatëve në prill 2024 i befasoi të gjithë, por ai vazhdoi të impresiononte me një paraqitje të shkëlqyer gjatë Olimpiadës së Shahut në shtator, e cila u fitua nga India. /tesheshi.com/