Kryediplomati turk Hakan Fidan, diskuton me homologun amerikan zhvillimet e fundit në Siri
Ministri Hakan Fidan i theksoi homologut të tij Blinken rëndësinë e integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë, duke shtuar se Türkiye nuk do të lejojë kurrë që organizatat terroriste të përfitojnë nga situata në Siri
Ankara
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, në bisedën e tij telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken theksoi se Türkiye nuk do të lejojë kurrë që organizatat terroriste të përfitojnë nga situata në Siri, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Ministrisë turke të Jashtme, Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me Blinken. Në bisedë u trajtuan zhvillimet e fundit në Siri.
Ministri Fidan i theksoi homologut të tij Blinken rëndësinë e integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë dhe vuri në dukje se Türkiye nuk do të lejojë kurrë që organizatat terroriste të përfitojnë nga situata në Siri.
Duke vënë në dukje se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë popullin sirian për rindërtimin e infrastrukturës që është lënë pas dore prej vitesh, Fidan shprehu se duhet të bëhen përpjekje edhe për dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në Siri./AA/