Fidan: Turqia nuk do t’i lejojë terroristët të përfitojnë në Siri
Turqia nuk do të lejojë kurrë që grupet terroriste të përfitojnë nga situata në Siri, i ka thënë ministri i Jashtëm Hakan Fidan homologut të tij amerikan.
Sipas burimeve të ministrisë së Jashtme, Fidan diskutoi zhvillimet e fundit në Siri në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të hënën.
Ai theksoi rëndësinë e integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë.
Duke vënë në dukje se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë popullin sirian në rindërtimin e infrastrukturës që është lënë pas dore prej vitesh, Fidan tha se duhet të bëhen përpjekje për të siguruar dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në Siri.
Më 27 nëntor, forcat siriane kundër regjimit nisën një ofensivë të rrufesjme 10-ditore, duke pushtuar qytetet kryesore, dhe më pas më 8 dhjetor, kryeqytetin, Damaskun.
Përparimi i shpejtë, i mbështetur nga njësitë ushtarake që dezertuan, çoi në rënien e regjimit të al Asadit.
Al Assad dhe familja e tij ikën në Moskë, ku Rusia u dha atyre azil.