Connect with us

Press24.info

Erdoğan: Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë

Bota

Erdoğan: Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë

Erdoğan: Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij sot është më i fortë se dje dhe se nesër do të jetë në një pozitë edhe më të mirë, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan foli pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit presidencial të mbajtur në Ankara dhe të kryesuar nga ai.

“Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë. Vazhdojmë të rritemi pavarësisht atyre pa vizion që duan të burgosin kombin në ujëra të cekëta”, tha presidenti Erdoğan.

Erdoğan theksoi se me politikat e saj “paqësore dhe aktive që ndryshojnë kursin e çështjeve botërore”, Türkiye i jep një formë dhe rishkruan historinë e saj dhe atë njerëzore.

Më tej, presidenti turk foli edhe për zhvillimet e fundit në Siri, ku u rrëzua regjimi i Bashar Asadit. Ai theksoi se Asadi iku, duke lënë pas një Siri me pothuajse 1 milion të vrarë, 12 milionë të detyruar në migrim dhe shumë qytete siriane të shndërruara në rrënoja.

Ai u shpreh i kënaqur për çlirimin e Munbixhit dhe Tel Rifatit nga terroristët, të cilat “më parë ishin nën pushtimin e një organizate terroriste pavarësisht premtimeve të bëra”.

“Thirrjet tona për të zgjidhur konfliktin sirian përmes dialogut u refuzuan me arrogancë nga ish-regjimi dhe nuk u vlerësua vlera e dorës së zgjatur të vendit tonë”, tha Erdoğan.

Gjysma e zemrës sonë, tha Erdoğan, është Gaziantepi, Hatayi, Şanlıurfa dhe gjysma tjetër është Afrini, Alepo, Hama, Homsi, Damasku.

“Ndjeshmëria jonë për Sirinë nuk ka qenë kurrë e fokusuar në interesa. Ne e kemi parë atë gjithmonë nga këndvështrimi i ndërgjegjes dhe dhembshurisë”, theksoi ai.

Duke folur për operacionet e Türkiyes të kryer përtej kufijve turk, presidenti Erdoğan tha se vendi i tij nuk pretendon territorin e një vendi tjetër, duke theksuar se, “Operacionet tona ndërkufitare në Siri kishin për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe atdheut tonë nga terrorizmi”.

“Nga dje, një kapitull i errët është mbyllur në Siri, ka filluar një epokë e re e ndritshme”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu u zotua se vendi i tij “nuk do të tolerojë shfaqjen e elementëve të ri terrorist përgjatë kufijve të saj”.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top