(VIDEO) Fevziu reagon për gjuhën shqipe, e kundërshton Taravari!
Për vendimin e pritur të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve ka reaguar edhe gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu. Ai theksoi se në qoftë se maqedonasit do ta konsiderojnë Maqedoninë një shtet vetëm të maqedonasve do të bëjnë gabimin fatal dhe më të madh të historisë së tyre politike. Fevziu ka deklaruar se çdo tentativë për të zhbërë egzistencën e një komuniteti, mund të hapë çshtjet që mund të çojnë në coptimin e Maqedonisë së Veriut.
Blendi Fevziu, gazetar
Pas kësaj deklarate të Fevziut ka reaguar njëri nga drejtuesit e VLEN, Arben Taravari. Ai i ka dërguar një letër të hapur udhëheqësit të emisionit “Opinion”, të cilit ia rikujt se ka kush të kujdeset për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut. Taravari ia rikujton Feziut të gjitha të bëmat e BDI-së që ishin fatkeqe për shqiptarët deri sa kjo parti ka qeverisur për 20 vjet.
ARBEN TARAVARI, VLEN
“Kisha dashur që kaq i ndjeshëm sa u tregove për gjuhën Shqipe të tregoheshe edhe për faktin që ajo për 22 vjet pushtet të BDI-së ka mbetur pa emër, por është cilësuar gjithnjë si 20% në Kushtetutë, dhe po njësoj për pacientë që janë djegur brenda në spital apo njerëz të pafajshëm që vuajnë burgime të përjetshme me raste të montuara pikërisht në kohë të pushtetit të BDI-së, apo edhe për raste të çuditshme se si funksionarë dhe familjarë të BDI-së u kthyen në njerëzit më të pasur në vend. Nuk kemi parë asnjë emision të paktën në dijeninë time për këto raste”.
Taravari ka theksuar se drejtuesit e BDI-së, për të shmangur drejtësinë që i pret dhe për të hequr vëmendjen nga dënimi që i pret, ata arritën të çojnë në Gjykatë Kushtetuese nëpërmjet mashave të tyre. “Por, gjuha shqipe i dashur Blendi për fatin e mirë të Shqiptarve nuk mund të preket as sot e as mot, dhe ndaj ti dhe cilido të rrini të qetë”, ka shkruar Taravari.
Anida Murati /SHENJA/