Connect with us

Press24.info

Trupat ushtarake turke të KFOR-it do të kryejnë një sërë aktivitetesh në Kosovë

Kosovë

Trupat ushtarake turke të KFOR-it do të kryejnë një sërë aktivitetesh në Kosovë

Trupat ushtarake turke të KFOR-it do të kryejnë një sërë aktivitetesh në Kosovë

Trupat turke nga rezervat e KFOR-it përfunduan dislokimin e tyre në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike – NATO, derisa do të zëvendësojnë njësitë nga Italia, transmeton Anadolu.

Grupi prej rreth 350 trupave të personelit nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë turke do të kryejnë një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e tjera të KFOR-it dhe do të jenë të angazhuar në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë.

“KFOR-i ka burime të mira dhe është i pozicionuar mirë për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përshkallëzim dhe për të trajtuar çdo skenar sigurie në përputhje me mandatin e tij të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)”, njofton KFOR-i.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top