Connect with us

Press24.info

Metoda pejgamberike e korrigjimit të sjelljeve

Opinion

Metoda pejgamberike e korrigjimit të sjelljeve

Metoda pejgamberike e korrigjimit të sjelljeve

Dr. Besim Arbanashi

Allahu i Madhërishëm e dërgoi pejgamberin Muhamed a.s. që njerëzimin ta nxirrte nga errësira në dritë. Sqarime për misionin e tij i bëri në më tepër se një vend në Kuranin famëlartë: “Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.”

Misionin që iu besua, ai e kreu në mënyrën më të mirë. Edukoi gjeneratën e cila mbeti modeli më shembullor, ashtu siç vet na njoftoi ai a.s.: “Ndër brezat, më i miri mbetet brezi im…”. Gjeneratë për të cilën dëshmoi vet Allahu fuqiplotë: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij”.

Prej se kur Allahu e ngarkoi me mision, ai e filloi detyrën e tij mbi bazat e një sistemi i cili bazohej në konditat vijuese:

– Iman e adhurim:

Mbjellja e imanit sillte rehati për zemrën e qetësi për shpirtin. Ajo nënkuptonte lidhshmëri me Krijuesin dhe strehim e mbështetje tek Ai. Bindje e fuqishme në njëshmërinë e Tij, dhe dorëzim ndaj urtësive të Tij. E gjithë kjo ngriste robërimin ndaj Allahut fuqiplotë, i cili robërim lidhë robin me Zotin e tij, e gjithë kjo për të realizuar qëllimin e ekzistencës së robit në këtë kozmos, adhurimin për Zotin.

Ishte Muhamedi a.s. ai i cili e bëri imanin të gjallë në zemra, ndërsa adhurimin ngjyrim të jetës së tyre.

– Devotshmëri e përkujtim:

Devotshmëria nënkuptone gjendje lidhjeje të përhershme me Allahun fuqiplotë dhe pasje në konsideratë mbikqyrjen e vazhdueshme nga ana e Tij për ç’gjë porosiste ai alejhi selam: ” Keni frikë Allahun ku do që të jeni”. Bëri të ditur po ashtu vendndodhjen e tij kur tha: ” Devotshmëria është këtu, duke sinjalizuar zemrën”.

– Sinqeritet:

Lidhja e robërve me Zotin e tyre nëpërmjet sinqeritetit ndaj Tij në çdo veprim, siç qëndron në Kuran: “Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun!”, ndërsa në badith: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit të tyre dhe çdonjërit i takon ajo çfar ka pasur për qëllim”. Tërhoqi vërejtjen nga hipokrizia: “Gjëja së cilës më së shumti i kam frikë për ju është shirku i vogël. E pyetën se çfar nënkuptonte shirku i vogël e ai u përgjigj: syefaqësia”.

– Asketizëm:

Bëri unifikimin e sahabëve dhe lidhjen e tyre me botën e përjetshme e me ate çfar ka te Zoti, ndërsa në anën tjetër i nxiti për distancim nga të epurit e tepërt dhe varshmëria pas dunjasë. Thoshte ai alejhi selam: “Shpeshtoni së përmenduri prishësin e kënaqësive (kujtimin e vdekjes).”

– Dije dhe formësim:

Bëri edukimin e gjeneratës së tij mbi konceptin e gërshetimit të dijes dhe punës. Një kuptim të tillë na e sjellin edhe tabiinët nga sahabët e nderuar se nuk janë larguar nga një grumbull i caktuar i ajeteve kuranore përpara se të mësonin dijen dhe punën që buronte nga to.

– Model përparimtar:

Në çdo punë të mirë ishte shembull priatar para shokëve të tij ashtu siç ishte më i ruajturi në ndalesa, prandaj me të drejtë e përshkroi Allahu fuqiplotë në Kuran: “Shembullin më të mirë ju e kishit në të dërguarin e Allahut…”.

– Pavarësi dhe pozitivitet:

Muhamedi a.s. nxiste për pavarësim dhe mosnënshtrim të verbë: “Mos jini servil të thoni nëse bëjnë mirë të tjerët bëjmë edhe ne, e nëse ata bëjnë padrejtësi bëjmë edhe ne. Mësohuni të bëni mirë në çfardo rrethane…”

– Psikologji

Në procesin e edukimit mirrte në konsideratë psikologjinë e njerëzve dhe kapacitetet e ndryshme të tyre. Secilin e këshillonte me atë që kishte nevojë, kështu njërit i tha: “mos u zemro” ndërsa tjetrin e porositi që “gjuha mos t’i ndalej së përmenduri Allahun”.

Porositi për vazhdimësi duke u përgjigjur në pyetjen se cila ishte puna më e dashur tek Allahu duke thënë: “e vazhdueshmja, edhe nëse ëshë e pakët”.

– Pjesmarrje dhe profilizim:

Aktivizimin në përmirësim nuk e bëri ekskluzivitet për dijetarët e as dhënien vetëm për të pasurit por tha: “Komunikoni nga unë, qoft edhe një ajet” ndërsa “mbrohuni nga zjarri i xhehenemit qoft edhe me një gjysëm hurme”. E gjith kjo në mënyrë që secili të ndjej aftësi e mundësi në pjesmarrje. Me gjth këtë barra kryesore u bie specialistëve të fushave përkatëse:

“Nga umeti im, Ebu Bekri r.a. është më i mëshirshmi ndaj umetit tim, Omeri r.a. është më i përpikshmi në respektimin e urdhrave të Allahut xh.sh., Osmani r.a. është më i turpëshmi, Muadh ibën Xhebelin r.a. është ai që e di më së miri çfarë është hallalli dhe harami, ai që lexon më së miri Kur’anin është Ubeji r.a. dhe Zejd bin Thabiti r.a. është ai që di më së miri drjetësin islame të mirasit.”

– Diversitet i metodologjisë predikuese:

Në procesin e komunikimit të misionit nuk kufizohej në një stil të vetëm të ligjërimit por kombinonte ndërmjet shembujve, rrëfimeve e dialogjeve. Një herë thoshte: “Na ishte një njeri nga mesi i popujve para jush…” dhe e plotësonte tregimin.

Një herë tjetër sjell shembull e thot: “Shembulli im dhe shembulli juaj, është sikurse puna e një personi që ka ndezur një zjarr në të cilin hidhen fluturat dhe karkalecat, ndërsa ai i largon ato me dorë që të mos bien në të. Edhe unë mundohem që t’ju largoj nga zjarri e ju më ikni nga duart.”

I gjith ky diversitet arrihet nëpërmjet një metodologjie e cila synim të vetëm ka përcjelljen e kjartë të informacionit dhe realizimin e qëllimit edukativ në nivelin më lartë të mundshëm.

Dr.Besim Arbanashi

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top