Qoku i VV-së në Koalicionin Vlen, inkurajon Shfuqizimin e gjuhës shqipe
Tre ditë para mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, kanë shpërthyer reagime nga intelektualët dhe qytetarët shqiptarë, të cilët kundërshtojnë përpjekjet për shfuqizimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe.
Në kontrast me këto reagime, deputeti i partisë VLEN, pjesë e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Bekim Qoku, ka dalë kundër ligjit dhe ka inkurajuar gjykatësit maqedonas që ta shfuqizojnë atë. Sipas Qokut, mbrojtja e këtij ligji përbën një krim politik dhe moral. Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë të publikuar në Facebook:
“Ligji për gjuhët është një zgjidhje e gjymtuar dhe e shpërfytyruar për përdorimin e gjuhës shqipe.
Ta mbrosh këtë ligj, që nënçmon dhe përçmon gjuhën shqipe duke e reduktuar në një përqindje 20%, duke e trajtuar si një pakicë të barabartë me pakicat e tjera që përbëjnë vetëm 1 apo 2 për qind të popullsisë, është krim politik, denigrim moral dhe përbaltje e sakrificës së të parëve.
Ta mbrosh këtë ligj do të thotë të kënaqesh me pak, me thërrime.
Ta mbrosh me këmbëngulje këtë ligj do të thotë të mbrosh dështimin politik”, shkruan Bekim Qoku.