Anglezja Emily konvertohet në Islam në Gaziantep të Turqisë
Anglezja Emily Anna (22) pranoi Islamin dhe mori emrin Emine, falë të fejuarit të saj nga Gaziantepi i Turqisë.
Emily, e cila vendosi të bëhej muslimane pasi u fejua me Ferhat Tutan, aplikoi në Zyrën e Myftinisë së Provincës Gaziantep.
Emily u bë muslimane dhe mori emrin Emine, në ceremoninë e konvertimit ku mori pjesë myftiu provincial, Huseyin Desteklar.
Myftiu dha informacione për parimet themelore të Islamit dhe i dha certifikatën e konvertimit dhe botimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET).
Emine Anna, e cila ka thënë se ka vendosur të bëhet muslimane pasi i ka bërë përshtypje feja e të fejuarit dhe vlera që Islami u jep njerëzve, është shprehur se është shumë e emocionuar dhe e lumtur./AA