FSK-ja trajnohet nga ekipet turke për përdorim të armëve automatike dhe snajperë
FSK ka zhvilluar trajnime bashkë me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, trajnime të cilat janë realizuar me sukses për përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”.
Ashtu siç bëhet e ditur nga vetë FSK-ja, qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.
‘‘Ekipet turke trajnojnë FSK-në
Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”. Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.
Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së’’, është njoftuar nga FSK-ja.