Connect with us

Press24.info

Enis Sulstarova: Ideja për “shtetin bektashi” është absurde dhe thellësisht antikombëtare

Opinion

Enis Sulstarova: Ideja për “shtetin bektashi” është absurde dhe thellësisht antikombëtare

Enis Sulstarova: Ideja për “shtetin bektashi” është absurde dhe thellësisht antikombëtare

Urdhri Botëror Bektashi është një tarikat i Islamit, që e vendosi qendrën e vet në Shqipëri në vitet mes dy Luftërave Botërore. Mes shqiptarëve ata kanë pasur gjithmonë një prezencë të rëndësishme, duke u konsideruar feja e katërt për nga madhësia dhe pjesë e rëndësishme e shtetformimit dhe Rilindjes Kombëtare. Sipas censusit të fundit, në Shqipëri vetëdeklarohen si bektashi rreth 115 mijë persona ose 4.8 për qind e popullsisë.

Studiuesi, Enis Sulstarova, thotë se plani nuk mund të trajtohet kaq thjeshtë dhe se ideja është në vetvete antikombëtare.
“Është diçka shumë e çuditshme, shumë absurde dhe thellësisht antikombëtare,” thotë Sulstarova, ndërsa sqaron se mikroshtetet janë në fakt mbetje të feudalizmit në Europë dhe nuk mund të jenë krijime të shteteve moderne.
“Shteti modern ka sovranitet popullor, teorikisht buron nga një popull i caktuar prandaj mikroshteti (pa territor e pa popull) bie ndesh me të,” shtoi ai.

Sulstarova shpjegon gjithashtu se tezat për një organizim politik në linja fetare janë rrëzuar gjithmonë në Shqipëri dhe kjo ide është një precedent i rrezikshëm “sepse bie ndesh me linjën kombëtare shqiptare që nga Rilindja e deri në kohën tonë”.

Ndryshe nga pretendimi i Ramës, Sulstarova thotë se kjo ide shkon përkundër asaj që promovohet si harmoni fetare në vend, pasi krijon një precedent përçarës.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top